Flet për herë të parë për fëmijët, Valbona: Jam tepër e rreptë!

 

Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari ka ngjallur kurdoherë kuriozitet për jetën e saj private, të cilën gjithnjë është munduar ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

E megjithatë, e ftuar së fundmi në “Tempora”, Valbona ka folur për marrëdhënien që ka me tre fëmijët. Ajo rrëfeu se në të vërtetë është një nënë e rreptë, e cila synon që të rrisë në radhë të parë njerëz me vlera.

<

“Të rinjtë e sotëm që rriten me të gjitha kushtet, shpesh herë harrojnë t’i vendosin pikat tek vlerat e duhura. Unë mundohem shumë që fëmijët e mi fillimisht të jenë njerëz të mirë.

Unë mundohem të jem një shoqe e mirë, por e kuptoj që shumë herë nuk jam dhe aq e mirë. Jam një mami e rreptë dhe shpesh herë marr dhe të shara.

Ata mërziten me mua, më shajnë dhe u them: Preferoj të më shani, të më merrni inat dhe të mos më doni nëse s’doni të më doni, por dua që nesër të më falenderoni. Se nëse ju lë të bëni qejf sot, nesër do më fajësoni mua dhe do më thoni: Ti na ke lënë kështu”– është shprehur Valbona.

-640-0-5cb6d2e4ab1fd-640-0-5cb6d2e09fbc3
 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Konflikti politik mund të cenojë trendin pozitiv të rritjes ekonomike këtë vit

  Intervista me Prof. Dr. Adrian Civici, President i UET Si e...
Read More