fbpx

Kronika

Flet gazetari i TG2: Si hyra në “strofullën” e drogës në Shijak





               Publikuar në : 12:35 - 27/02/19 |
mapo.al

Një grup xhirimi i TG2 ka zbarkuar në Shqipëri. Janë 3 persona ndërsa në Tiranë kanë mbështetjen e një tjetër grupi. Kanë mbërritur në Tiranë për të parë nga afër atë çka po ndodh në Shqipëri. Kronika e parë iu kushtohet pikërisht banorëve të “Astirit” në “Unazën e Re”. Por nuk ndalojnë këtu. Pasi i bënë një pasqyrim të plotë protestës një tjetër denoncim i bujshëm u publikua në TG2. Bëhet fjalë për grupin Avdylaj dhe blerja e votave përmes parave të drogës. Arsyen se përse TG2 vendos që të ndjekë nga afër një protestë në Shqipëri, të parën pas asaj të 91 e ka zbuluar gazetari Leonardo Zelino në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço.


Zelino: Ne pamë imazhe shumë të forta nga protesta e së shtunës së kaluar në Tiranë dhe vendosem të vijmë vetë për të parë se ç’po ndodh.



E pasi mbërritën panë me sytë e tyre atë çka po ndodhte në Tiranë.


Zelino: Erdhëm dhe gjetëm një vend të ndarë fort mes atyre që mbështesin qeverinë dhe atyre që mbështesin opozitën. Dhe më pas vendosëm ta tregojmë këtë përplasje mes dy qëndrimeve dhe të marrim pjesë në protestën e opozitës zhvilluar para godinës së parlamentit.

Gazetari i TG2 Zelino nuk është hera e parë që ka mbërritur në Shqipëri. Trafiku i lëndëve narkotike ishte shqetësim për fqinjët përtej detit çka bëri që TG2 të “zbarkonte” sërish në Shqipëri në tetor të 2016.

Zelino: Në Shqipëri kam ardhur disa herë, për të dëshmuar zhvillimet në vend, si ato të mira e si ato të këqija të lidhura kryesisht me narkotrafikun. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë përparim, ndihet kjo në zhvillim ekonomik dhe atë turistik. Vendi ka ndryshuar, zhvillime këto edhe më të hershme se vitet e fundit në fakt. Besoj se po ecën përpara drejt së ardhmes dhe këto përplasje mes dy qëndrimeve nuk i bëjnë mirë zhvillimit të saj ekonomik dhe turistik.

Po përse Italia ka gjithnjë në vëmendje zhvillimet politike që ndodhin në Tiranë?
Zelino
: Italianët interesohen për çfarë ndodh në Shqipëri sepse shqiptarët janë të shtëpisë në Itali dhe italianët janë të shtëpisë në Shqipëri, jemi kushërinjtë me të afërt, na lidhin shumë gjëra përtej ekonomisë. Italia interesohet shumë si për zhvillimet ekonomike edhe ato politike të Shqipërisë.

Megjithatë kolegu i TG2 jep një premtim: “Do të kthehemi shpejt e shpresoj si turist e jo për punë”.

LEXO EDHE:

VIDEO/ Gazetari italian në shtëpinë e trafikantit të drogës: Jemi në Shijak, zonën e Avdylajve

/Mapo.al/


Etiketa: , , , , ,

Pas