Fjalitë që njerëzit toksikë thonë për t’ju bërë të ndiheni keq

Nëse flitet për negativitet, mizori apo viktimizim, disa persona mund të themi se janë mjeshtra të praktikimit të të gjithave. Këta njerëz do të gjykojnë edhe në situatën më të keqe të jetës tënde.Njerëzit toksikë janë manipulatorë.

Gjykojnë, nuk marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, as për gabimet dhe as për mënyrën se si i bëjnë të tjerët të ndjehen. Por cilat janë frazat më të zakonshme që thonë ata, për të na bërë të ndjehemi keq.

Po bëhesh dramatik

Me këtë fjali një njeri toksik të bën të mendosh se je ti shkaktari i gjithë fatkeqësisë së po të ndodh. Dëmi që të bëhet kur të etiketojnë si shkaktar të çdo fatkeqësie është shumë i madh, të shkakton një sens faji si dhe ulje të vetëbesimit.

Nuk di se çfarë flet

Nuk i pëlqen askujt që ajo që thotë të perceprohet si gjë e pakuptimtë. Fjalë si “Nuk di se çfarë po flet”, krijojnë energji negative dhe të bëjnë të ndjehesh i ofenduar si dhe në siklet.

Është faji yt

Në fakt nuk është se është faji yt gjithnjë edhe sikur të jetë, nuk është se ndryshon gjë. Çfarë do të thotë? Me pak fjalë, në mendjen e një njeriu toksik, çdolloj përballje është një luftë e cila duhet fituar. Përdor çdo gabim edhe ato më të pafajshmet që të të bëjë të ndjehesh fajtor.

/Living

Shkruar Nga
More from Redaksia

Diplomatët duhet ta shohin Shqipërinë si një korporatë

Nga Ervis Iljazaj Edi Rama ka zhvilluar një takim më trupën diplomatike...
Read More

More Stories