Ex Libris: Dorëzohet vula e Faik Konicës

kornizaNga dita e sotme “Ex libris F.K”  me këto iniciale, quajtur ndryshe “Vula e Faik Konicës” do të zërë vend në Bibliotekën Kombëtare. Është dhuratë e bërë nga Katedralja e “Shën Gjergjit” dhe biblioteka e Fan Nolit në Boston, në vitin kulturor “Faik Konica”, shpallur nga Federata Panshqiptare “Vatra”

Nga dita e sotme “Ex libris F.K”  me këto iniciale, quajtur ndryshe “Vula e Faik Konicës” do të zërë vënë në Bibliotekën Kombëtare. Është dhuratë e bërë nga Katedralja e “Shën Gjergjit” dhe biblioteka e Fan Nolit në Boston, në vitin kulturor “Faik Konica”, shpallur nga Federata Panshqiptare “Vatra”. Ceremonia organizohet sot në sallën “Lumo Skëndo”. Shtampa, me një realizim unik artistik, përbëhet nga dy germa platini F.K, që përfaqësonin  artin e tipografisë koniciane të “Albania-s” e të librave që ai shtypi me ato germa, si dhe nga dhjetë gjarpërinj në pozicione të ndryshme, që rrethojnë inicialet e emrit të Faik Konicës.

Kjo logo mban edhe si shënim në greqisht një thënie tipike të nxjerrë nga vepra e filozofit të mirënjohur Erasmus i Roterdamit (Desiderius Erasmus), të cilën Konica e ka perifrazuar në frëngjisht qysh te “Albania”, nr. 1, Janar 1902: “Il disent ce qu’il veulent: qu’il continuent, je n’en moque!” (Le të thonë ç’të duan, mua aq më bën..!)

Shtampa “Ex libris”, me përmasa 4.5×5.75, është gjetur rastësisht në “libra-raftin e Vatrës” dhe iu besua në fillim të viteve ’80 Kishës autoqefale të Nolit, ku u ruajt më tepër se 35-vjet në “Bibliotekën e Fan Nolit” në Boston, duke nderuar amanetin e vetë Konicës, shkruar Nolit në vitin 1942. Si relike historike është kataloguar në sistemin numerik të bibliotekës noliane dhe si i tillë është kundruar  nga qindra vizitorë, studiues e admirues të Konicës, shqiptarë dhe jo shqiptarë, të mirëpritur gjatë këtyre viteve në arkivën noliane.

Sipas shënimeve që shoqërojnë Shtampën, mendohet se Ex libris F.K është realizuar nga skulptori belg Paul Nocquet, mik i ngushtë i Konicës, me të cilin ai u ushtrua në sportin e skermës gjatë kohës së qëndrimit në Bruksel.

“Ky dhurim do të vijojë me plotësimin e amanetit të Konicës, duke mundësuar përmes bashkëpunimit të ngushtë të dy Ministrive, sjelljen në BKSH, të një sasie librash të bibliotekës së Faik Konicës që tashmë janë gjetur pranë komunitetit shqiptar në SHBA falë punës e kontributit të zotit Agron Alibali”, thuhet në njoftimin për mediat.

Shtampa e Konicës

Shtampa, me një realizim unik artistik, përbëhet nga dy germa platini F.K, që përfaqësonin  artin e tipografisë koniciane të “Albania-s” e të librave që ai shtypi me ato germa, si dhe nga dhjetë gjarpërinj në pozicione të ndryshme, që rrethojnë inicialet e emrit të Faik Konicës. Kjo logo mban edhe si shënim në greqisht një thënie tipike të nxjerrë nga vepra e filozofit të mirënjohur Erasmus i Roterdamit (Desiderius Erasmus), të cilën Konica e ka perifrazuar në frëngjisht qysh te “Albania”, nr. 1, Janar 1902: “Il disent ce qu’il veulent: qu’il continuent, je n’en moque!” (Le të thonë ç’të duan, mua aq më bën..!)

Shkruar Nga
More from revista mapo

Gjimnaz Tour UET: Universiteti shkon te maturantët

Maturantët në gjithë gjimnazet e Shqipërisë do të njihen nga afër me...
Read More