Aktualitet

“Eskobari i Ballkanit”,shtyhet pretenca për Balilin, SHBA në seancë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:28 - 12/03/19 |
mapo.al

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën ku do lexohej pretenca për Kelment Balilin, të cilësuar “Eskobari i Ballkanit”. Shkak për shtyrjen ka qënë mungesa e avokatëve mbrojtës, të cilët kanë dorëzuar raport mjekësor. Ndërkohë edhe vet Kelment Balili nuk ka qënë i pranishëm në seancë. Prokurori Ened Nakuci pritej të shpallte pretencën për Balilin por seanca u shty për në 26 Mars


Çështja ndaj Kelment Balili ka kaluar për gjykim dhe ndaj tij rëndojnë 4 akuza, duke filluar nga krijimin i grupit të strukturuar kriminal,  trafik narkotikësh, fshehje e pasurisë dhe pastrim i produkteve të veprës penale.


Kelment Balili më herët i kërkoi Gjykatës të pranonte gjykimin e shkurtuar. Krimet e Rënda e pranuan gjykimin e shkurtuar, që do të thotë se cilido që  të jetë dënimi, Balilit do ti ulet 1/3 e viteve të burgut.  Në seancën e sotme ndaj Balilit kanë qënë të pranishëm përfaqësues të Ambasadës Amerikane.


Kelment Balili u vetdorëzua në Polici pak kohë më parë. Ky vetdorëzim është parë si një mundësi që Balili të favorizohet në procesin gjyqësor. Favorizimi i parë u bë me pranimin e gjykimit të shkurtuar.



Etiketa: , , ,

Pas