“Është dita juaj qytetarë”/ Berisha nga Kuvendi: Nëse nuk i krreni, s’do keni fëmijë të sigurtë kurrë në shkolla

Sot në sallën e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kavajë ku u përdhunua një e mitur. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se policia tentoi të fshehë ngjarjen dhe u pozicionua në anën e abuzuesve.

“Policia u njoftua por ishte në anën e përdhunuesve dhe fshehur krimin, Shërbimi Informativ njoftoi, kryeministrin dhe ministrave, kryeministri ishte në anën e përdhunuesve, valsalët e tij pa moral heshtën dhe nuk thanë një fjalë, fshehën krimin.

Përsëritën të njëjtin skenar, këta përdhunues që e bënë me djalin e deputetit të tyre, të njëjtin skenar kur një e sëmurë me AIDS akuzoi kreun aktual të grupit për përdhunim, ca morali kanë këta të dalin para jush, është dita juaj qytetarë, nëse nuk i krreni, nuk do keni fëmijë të sigurtë kurrë në shkollat tuaja”, tha Berisha.

“Zbatoi urdhrin e Ramës për të fshehur krimin, krimi ka ndodhur në tetor, të gjitha informacionet kanë ardhur në Tiranë, i ka marrë MAS, MB, mender kryeministri, por e fshehën se përdhunimi është standard moral, se fëmija i tjetrit është për t’u përdhunuar, se për ta përdhunuesi duhet të jetë kryetar bashkie, mund të marrë çdo funksion.

A mund të imagjinoni ju një zyrtar që ka pafytyrësinë dhe u thotë shqiptarëve se policia veproi para denoncimit, kush e bën këtë përveç këtij vasali, është turpi më i madh o puçist, i bindur të jesh se së bashku me të do zvarriteni rrugëve, rrugëve do zvarriteni”, u shpreh Berisha duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Berisha: “Saimir Tahiri takoi në Gjermani avokatin e Habilajve”

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me akuzat e tij ndaj ish-ministrit të Brendshëm...
Read More