Ermonela Jaho, së shpejti koncert madhështor bamirësie në Tiranë

 

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, e cila ka arritur kurdoherë të mahnisë publikun e huaj me zërin e saj magjik dhe të krenojë atë vendas, ka bërë me dije se do të rikthehet në muajin tetor në Tiranë për të mbajtur një koncert gjigant në sheshin ‘Nënë Tereza’, në kuadër të kuazës “Fjongo Rozë”  të organizatës YWCA.

Të ardhurat që do të vijnë nga koncerti do t’i shkojnë organizatës në fjalë për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetje psiko-sociale për gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe familjet e tyre.

“Unë kam shumë besim se dita kur kanceri i gjirit nuk do të jetë një problem për jetën dhe shëndetin tonë, nuk do të jetë e largët.

Por kjo varet shumë nga vet ne; sa informohemi, sa të vëmendshëm jemi për të bërë një vetkontroll në një ditë të çfarëdolloj muaji, sa kryejmë rregullisht një kontroll tek specialisti i gjirit, sa me përpikmëri i kryejmë ekzaminimet, ekografinë ose mamografinë në varësi të moshës sonë.

Unë besoj fort tek një botë pa kancer të gjirit, me kontributin e shkencës dhe teknologjisë, por mbi të gjitha me kontributin e vetë ne grave.

Në tetor, zërit tuaj të fuqishëm dhe të bukur do t’i bashkoj edhe zërin tim. Ju premtoj!- është shprehur Ermonela Jaho në një video të YWCA.

 

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Mesazhi i parë i Erdogan pas fitores bindëse: Turqia i dha leksion gjithë botës!

  Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale...
Read More