E nxjerrin me forcë nga ambasada: Momenti kur arrestohet Assange

 

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është arrestuar pasi ishte dëbuar nga ambasada e Ekuadorit në Londër. Arrestimi vjen pasi ai qëndroi shtatë vite në këtë ambasadë.

Por Ekuadori ia mohoi kërkesën për azil dhe tani ai duhet të dalë përpara gjykatës.

Një zyrtar i lartë britanik komentoi lajmin duke thënë se askush nuk është mbi ligjin. Ai falenderoi Ekuadorin për bashkëpunimin.

Teksa e nxirrnin me forcë nga ambasada, Assange thirri: Rezistencë!

“Julian Assange, 47-vjeçar, u arrestua sot më 11 prill nga policia në ambasadën e Ekuadorit”, u tha në një njoftim të policisë metropolitane.

Ai është marrë në paraburgim në një stacion qendror të policisë në Londër ku do të qëndrojë deri sa të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës së Westminsterit.

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Rudi Erebara, një artist në këmbë kundër autoritarizmit

Alessia Selimi Në errësirën e butë të mbrëmjeve të zakonshme të kryeqytetit,...
Read More