Kryesore

Dybala dhe Higuain pranë largimit?!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:32 - 14/05/18 |
mapo.al

Për yjet e një ekipi kampion asnjëherë nuk mungojnë si zërat, po ashtu edhe ofertat nga klube të të tjera.


E për rastin e dyshes sulmuese të Juventus, Dybala dhe Higuain, nuk ka pasur përjashtim.


Para pak ditësh, dy argjentinasit që i dhuruan titullin e 7-të radhazi Juves, dolën në shitje nga zërat e merkatos, por ka qenë vetë Drejtori i Përgjithshëm i bardhezinjve Giuseppe Marotta, i cili ka sqaruar edhe situatën e dy sulmuesve, raporton TCH.


“A do të qëndrojnë me 100% edhe për sezonin e ardhshëm? Juventusi nuk është mësuar të shesë lojtarë, e bën një gjë të të tillë vetëm nëse e kërkojnë vetë ata. E deri më sot nga Higuain dhe Dybala nuk ka pasur asnjë kërkesë të tillë”, ka deklaruar Marotta për mediat italiane.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas