Duka: Mos ia lini në dorë futbollin një klani politik! Fino: Të nisim një etapë të re

 
 

Në fjalimin e fundit para asamblesë përpara se të nisë procesi i votimit, kreu i FSHF-së, Armando Duka ka sulmuar sërish Bashkim Finon, duke bërë thirrje për të mos votuar një tifoz dhe eksperiment si drejtues të këtij institucioni.

“Gjendem para jush dhe nuk e fsheh, plot emocion, për momentet historike që kemi kaluar bashkë, për ato momente të bukura dhe të vështira, por asnjëherë i vetëkënaqur, sepse jam i vetëdijshëm që mund të bëjmë më shumë. Ne e dimë mjaft mirë që si ata që na duartrokasin, edhe ata që na kritikojnë, futbolli i këtyre viteve ka qenë nga të paktat arritje që i ka bërë shqiptarët të thonë “o sa mirë me qen shqiptar””, tha Duka.

Sipas tij “FSHF është një institucion model në vendin tonë, kemi rritur me 30% numrin e lojtarëve të regjistruar. Kërkoj votën tuaj me besim të plotë më shumë se kurrë. Kemi ngritur stekën e suksesit tashmë, mjaft lart dhe duhet të bashkohemi për të mos zbritur asnjë centimetër më poshtë”.

“Sot keni një përgjegjësi të madhe historike dhe kombëtare. Do ishte papërgjegjshmëri t’ia lësh në dorë FSHF-në, një eksperimenti apo një klani të organizuar politik. Sot nuk votoni thjesht për postin e Presidentit të Federatës, keni në dorë ti jepni shoqërisë mesazhin e duhur ose mesazhin e shtrembër”.

Kurse kandidati në garë për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino e ka nisur fjalën e tij me një ironi ndaj rivalit të tij, Duka.

“I paske bërë me difekt këto duhet ti bësh më të forta, si duket s’paske para”– tha ai, teksa mbante fjalën në foltoren e punimeve të Asamblesë zgjedhore, nga e cila do të dalë presidenti i ri.

“Futbolli është më shumë se një lojë, me optimizëm, më të bashkua, më të integruar, më shumë futboll është më pak ilaçe, drogë, e fenomene negative. Ai është një ambasador i shkëlqyer i vlerave në botë. Unë ja për të kërkuar votën tuaj dhe për tu votuar nga ju, jo për personin tim, ato janë të njohura nga shumëkush, i bëri të njohura edhe presidenti akrtual, por të më votoni për statusquo, varfëri, e një sërë problemesh”, theksoi Fino.

Sipas tij “Duka kërkon votën e vazhdimësisë 16 vjeçare, duke premtuar të përmirësojë ato që ka bërë keq. Me keqardhje konstatoj se kampionati shqiptar është një nga ata me besueshmëri më të ulët në Evopë, i pastrukturuar dhe në shumë raste lodër në duart e pak personave të pasur.

Çdo t’i bënte fondit administrata e FSHF-së do i investonte në bursë, me çfarë kriteresh janë përzgjedhur për projektet, a ka pasur preferenca, cili është raporti mes investimeve për paga e luksi të papërgjegjshme të FSHF, e justifikimi nuk është se janë miratuar. Ju Duka e keni keqpërdorur asamblenë”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ami dhe Ermali bëhen prindër për herë të dytë

  Aktori i humorit dhe njëkohësisht drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin”,...
Read More