‘Dua ta përqafoj’: Gruaja e El Chapo-s tërheq vëmendjen në nisje të gjyqit

Nju Jorku është bllokuar, ndërkohë që ka nisur një prej gjyqeve më të ndjekur në histori, ai ndaj trafikantit të drogës, meksikanit El Chapo. Gjyqi nisi me vonesë pasi një tjetër anëtar i jurisë deklaroi se do të tërhiqej nga gjyqi.

Vëmendja e medias ishte përqëndruar tek e shoqja e El Chapo-s, Emma Coronel. Mbretëresha e bukurisë mbërriti në gjyq e veshur shik, ndërkohë që përshëndeti të shoqin.

Vrasje, pastrim parash, trafik droge, trafik armësh- këto janë akuzat që rëndojnë mbi trafikantin më të madh në botë, meksikanin El Chapo Guzman. 61-vjeçari po gjykohet nga drejtësia amerikane.

Por gangsteri kishte vetëm një dëshirë: I mungon gruaja.

Që prej arrestimit në janar të vitit 2017, ai nuk e ka takuar gruan e tij, Emma Coronel Aispuro, 29 vjeç. Hetuesit druhen se ai mund t’i përcjellë asaj ndonjë mesazh. Por tashmë baroni i drogës, që po gjykohet në Nju Jork, thotë se thjesht do që ta përqafojë njëherë të shoqen.

Avokati kërkon që ai thjesht ta përqafojë atë në momentin që futet në sallën e gjyqit. Por kërkesa nuk është pranuar. El Chapo ka trafikuar tonelata me heroinë dhe kokainë drejt SHBA, duke fituar miliarda. Pavarësisht se pasuria e tij nuk dihet, ai mendohet se ka qenë njeriu më i pasur në botë në një moment.

El Chapo është përgjegjës për 3 mijë vrasje. Ai vetë thuhet se ka dhënë urdhër për ‘vetëm’ 33 vrasje.

Por ndërkohë që i shoqi ndodhet në burg, e shoqja, Emma Coronel, jeton si një yll Hollivudi në Meksikë. Fotot e tregojnë atë me Prada, teksa feston në mes të luksit.

29-vjeçarja njihet për stilin e saj të jetës. Seksbomba meksikane ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale. Një agjent i DEA-s amerikane tha se kjo çështje po bëhet e çuditshme.

“Ajo vjen në Nju Jork dhe na tregon publikisht që ta shohin të gjithë sa e pasur është”.

Edhe avokatët e të shoqit thonë se janë të çuditur me këto shfaqje të saj. El Chapo mendohet se ka një pasuri prej 12 miliardë eurosh. Ai rrezikon burgim të përjetshëm për trafik droge.

chapochapo1chapo2chapo3chapo4
Shkruar Nga
More from Redaksia

Kosova: Do vendosim taksë autostrade edhe ne, por më të ulët. Ne kemi edhe rrugë alternative

    Nga Nadie Ahmeti, Evropa e Lirë Pas vendosjes se taksës për...
Read More