Dorëzohet Macron, nis të shpërndajë pará

Ishte pritur me shumë interes ky fjalim i presidentit francez, Emmanuel Macron, pas protestave të dhunshme në ‘Jelekëve të verdhë’ në Francë. Dy prej gazetave më të mëdha në Europë japin dy tituj të ndryshëm. Britanikja ‘Daily Mail’ shkruan se Macron u dorëzua pas presionit të protestave.

Kurse gjermania ‘Bild’ thotë se përpara Krishtlindjeve, Macron ka hapur thesin duke shpërndarë pará. Sipas kësaj gazete, Macron nisi të shpërndajë dhurata 14 ditë përpara Krishtlindjes, duke u treguar zemërgjerë.

Por çfarë ka ndodhur?

Macron ka premtuar rritjen e pagës minimale dhe disa lëshime përsa u përket taksave. Duke folur në TV, Macron tha se zemërimi i protestuesve ishte i thellë dhe në shumë mënyra edhe legjitim.

Ai tha se paga minimale do të rritet me 100 euro në muaj nga viti 2019. Macron tha se do u kërkohet punëdhënësve që të japin një bonus të pataksuar për punëtorët në fund të vitit.

Ai e pranoi se shumë njerëz nuk janë të kënaqur me kushtet e jetës dhe se shërbimet publike janë zhdukur prej 40 vitesh nëpër fshatra dhe periferi.

Macron tha se do të shkurtojë burokracitë shtetërore. Ai tha se nuk do të ketë taksë për punët mbi orar dhe se nuk do ketë më kontribute për pensionistët me një të ardhur me më pak se 2 mijë euro në muaj.

Më herët qeveria franceze pati anuluar një vendim për rritjen e taksës mbi hidrokarburet. Macron është kritikuar se ka humbur kontaktin me realitetin.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Letra që zbulon negociatat sekrete për ndarjen e Kosovës

Ish-negociatori i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, i angazhuar nga...
Read More