Dokumenti: Anëtari i bandës së Shijakut punonte në port deri… dje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dokumente zyrtare ku shikohet se si anëtarët e bandës së Shijakut, të arrestuar pak ditë më parë ishin punësuar në shtet.

Altin Avdyli rezulton të jetë punësuar në portin e Durrësit.
Ai është emëruar shofer në port me vendim të drejtorit Afrim Bakaj.
Altin Avdyli nuk është një emër i panjohur. Në vitin 2011 ai do të pësonte një atentat edhe pse në atë kohë u tha se shënjestra ishte dikush tjetër.

Altin Avdyli, 34 vjeç, që ishte pronar i një hoteli në zonën e plazhit po kthehej nga Durrësi bashkë me tre miqtë e tij, por teksa drejtonte mjetin fuoristradë, për shkak të ngjashmërisë me makinën e personave që ishin shënjestra e vërtetë, u gjend në breshërinë e armës automatike. Me tre plumba në bark arriti t’i mbijetojë atentatit.

Ja denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Avdylet, xhani i partise, kishin dhe portin te tyre!

Altin Avdyli me urdher nga lart ishte prej kohesh punonjes me detyra te veçanta ne Portin e Durresit.

Lexoni dokumentin e sotem te prerjes se marredhenieve te punes!

Lexoni dokumentin. sb

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ronaldo i propozon të dashurës për martesë, ja sa ka kushtuar unaza

  Cristiano Ronaldo mendohet se i ka propozuar të dashurës së tij...
Read More