‘Do e varim te pema’: Si ta lexojmë ironinë e Ramës për Veliajn

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi dhe batuta pyetjes së gazetarëve lidhur me tezën e një “përplasje” mes klanesh në PS dhe për ekzistencën e një pakti Veliaj-Xhafaj në selinë rozë dhe nëse ishin këto dy elementë që sollën edhe ndryshimet qeveritare.

Me doza të theksuara humori, Rama tha se ishte i “shqetësuar”, pasi për më tepër, në krye të këtij “komploti” është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por ju siguroj që ky grup nuk e ka të gjatë, Veliaj mund të dalë në televizion, mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në një pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore nuk e kanë të gjatë dhe do të jetë pjesë e një vepre që do të shkruaj dhe do t’ua jap me autograf,” tha Rama.

Natyrisht nuk mund të presësh që Rama të flasë për një përplasje brenda PS.

Por fakt është se para pak ditësh, Rama ua ndërpreu karrierën ministrave të rëndësishëm dhe figurave të njohura në PS me një të rënë të lapsit.

Gëzimi i Asamblesë së PS se Erion Braçe po zgjidhej si zëvendëskryeministër ishte edhe reflektim i faktit se në kabinet po mbetej një socialist, pra një politikan.

Edhe çehrja e zymtë e ministrave të larguar dhe e vetë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ishte tregues se Rama ka pushtetin që të shkatërrojë karrierat me një fjalë. Fakti që akoma nuk ka pranuar se Erion Veliaj do jetë kandidat i PS-së tregon qartë se ai mund të dëmtojë Veliajn kur të dojë, edhe pse mediat e huaja e kanë projektuar ai pasuesin e tij.

Dje Edi Rama pranoi se Saimir Tahiri nuk ka vend në PS. Para disa ditësh ai tha se dy herë është ndjerë në vështirësi në jetë: kur nuk e pranonin në PS dhe tani që protestojnë studentët. Me këta të fundit po tenton të merret vesh. Me PS-në e ka po ashtu të vështirë pasi e di se militon në një parti ku gjërat nuk janë rozë. As lejla.

Shkruar Nga
More from admin

Presidenti, asgjë nuk është si më parë

Pas paqes së brishtë Rama-Meta, çështja e gjeneral Sandër Lleshajt bëhet kauzë...
Read More