Detajet: Treni e shtyu makinën me 6 anëtarë të një familjeje për 100 metra

Një familje e tërë, prindërit dhe 4 fëmijë kanë shpëtuar mrekullisht ndërsa janë shtyrë përreth 100 metra nga treni.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku treni i udhëtarëve i linjës Durrës-Elbasan është përplasur me një mjet tip “Volvo”.

Makina me targa angleze drejtohej nga shtetasi me iniciale B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës, i cili në mjet ka qenë me bashkëshorten dhe katër fëmijët.

Shtetasit e mësipërm ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Zëri i Amerikës: Hije dyshimi mbi një nga firmat fituese te Unaza e Re

VOA Në Shqipëri, dokumentat e publikuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin...
Read More