Aktualitet

Detajet e krimit që tronditi rajonin: Ivanoviç u qëllua me silenciator





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 17/01/18 |
mapo.al

Vrasja e liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç ka tronditur rajonin dhe ka ndezur sërish frikën e konflikteve.


[ngg_images source=”galleries” container_ids=”148″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]


Ende nuk ka shumë të dhëna për autorët e krimit, por mediat serbe shkruajnë se kamerat e sigurisë në selinë e partisë mund të zbardhin ndonjë detaj.


Sipas gazetës Blic, Ivanoviç mbërriti si zakonisht në selinë e partisë së tij në orën 8:15.


Teoria e parë është se vrasësit po e prisnin Ivanoviçin në një rrugicë para hyrjes së partisë. Fillimisht e qëlluan nga larg, më pas u afruan dhe qëlluan një ose dy plumba mbi trupin që nuk lëvizte.

Pas kësaj u larguan. Mjekët thonë se Ivanoviç u vra me pesë plumba.

Një teori tjetër është se autorët e krimit e qëlluan nga një makinë në lëvizje. Më pas iu afruan dhe qëlluan sërish.

Avokati i Ivanoviç tha se ai humbi jetën në vend, ndërsa plumbat i kishte marrë në pjesën e bustit.

Mendohet se ndaj tij u qëllua me silenciator. Kjo për shkak se nuk u dëgjuan zhurma.

Këtë teori e mbështet fakti se trupin e pajetë e zbuloi një fqinj, që kishte dalë për të blerë bukë. Më pas ai alarmoi autoritetet.

Një informacion jozyrtar thotë se personi që e sulmoi ishte veshur me një kapele dhe xhaketë të zezë.

I gjithë krimi ndodhi në më pak se tre minuta.

Ndërkohë policia gjeti një makinë të djegur, tip Opel Astra jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha se policia ka zbuluar emrin e pronarit të automjetit të djegur.

Por identiteti i tij nuk është bërë i ditur për arsye hetimore. Maxhuni tha se policia është në kërkim të tij dhe po heton për zbulimin e atentatorëve.



Pas