Demi Moore, së shpejti me një libër të trazuar autobiografik

 

Nëntë vite pasi u prononcua se do të shkruante një libër rreth jetës së saj, aktorja e njohur Demi Moore duket se do t’i prezantohet fansave të saj më 24 shtator edhe si shkrimtare.

Autobiografia, e cila është quajtur “Inside Out”, është konsideruar nga botuesi i saj Harper Collins si “ tmerrësisht e ndjerë dhe e sinqertë”. Demi Moore ka shkruar konkretisht për marrëdhëniet e trazuar me nënën e saj, si dhe për tre martesat, midis tyre me aktorët Bruce Willis dhe Ashton Kutcher.

“Gjatë përballjes së vazhdueshme të saj famën gjithnjë e më në rritje, Moore luftoi kundër varësisë, çështjeve që lidheshin me imazhin dhe traumat e të së kaluarës. Në këtë autobiografi të ngarkuar emocionalisht, ajo rrëfehet për karrierën dhe jetën personale.

“Inside Out” është një histori rreth mbijetesës, suksesit dhe dorëzimit, ashtu sikurse edhe përshtatjes; është një portretizim i ndershëm i një gruaje e cila është njëherazi e zakonshme dhe ikonike”– është shprehur botuesi i saj Harper Collins.

Libri i  saj “Inside Out”  është raportuar se ka vlerën e një shume prej 7 shifrash. Lajmërimi se aktorja e njohur do të vinte edhe si shkrimtare u bë në vitin 2010, kur ajo dhe aktori Ashton Kutcher ishin ende së bashku.

Një vit më vonë, Moore bëri me dije se do të divorcohej nga aktori, i cili ishte 15 vite më i ri se ajo. Ishte pikërisht ndarja e tyre që solli shtyrjen e publikimit të librit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Melania Trump i befason të gjithë me një fustan Céline

    Melania Trump vodhi vëmendjen e të gjithëve gjatë Ballos së...
Read More