Çfarë po ndodhte tek kryeministria pak minuta përpara protestës?

Protesta e opozitës është lajmëruar se do të fillojë në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

Teksa protestuesit e rretheve, janë nisur që në orët e para të mëngjesit, në kryeqytet po merren masat.

Raportohet  se i gjithë perimetri i Kryeministrisë është i bllokuar për qytetarët.

Dhe aty po qëndrojnë forca të shumta të policisë. Po ashtu është mbuluar edhe hyra për tek selia e Kryeministrisë.

Të tjera zona të bllokuara janë rruga pas Piramidës dhe deri te Stadiumi “Qemal Stafa”.

Në shërbim janë edhe ambulanca të shumta, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, forcat Shqiponja, të cilat janë në gadishmëri të plotë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Olsi Rama premtim të madh tifozëve të kuq: Nuk do sjellim vetëm një bomber

  Olsi Rama ka premtuar goditje të mëdha në merkato për Partizanin....
Read More