Çfarë ndodhi në Parlament, të gjitha sharjet dhe fyerjet mes Nokës e Ramës

Zbardhet i plotë debati i sotëm në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të PD-së, Flamur Noka.

E gjithë situata është ndezur kur kryeministri vendosi të replikojë me Sali Berishën, i cili e quajti “injorant” që s’ja kishte haberin pse ishte përmbytur Shkodra. Kur Rama ia ktheu me fjalën “llaxore”, më shumë se sa Berisha, nuk duroi dot Flamur Noka.

Ai mori flakë e doli mu para foltores për të replikuar me Ramën. Deputeti demokrat kërkonte me ngulm që kryeministri të nxirrej jashtë Parlamentit, por përpara tij gardistët krijuan një kordon, të pakalueshëm nga Noka.
E ndërsa deputeti i PD-së fliste nga vendi, kryeministri replikën e kishte me Berishën. “Nga cili pyll e ke nxjerrë o Sali”, dëgjohej ai.

Edhe pse kryeparlamentari Ruçi i tërhoqi vëmendjen pesë herë rresht, Noka vijoi me të tijën. Pas këtij momenti Ruçi kërkoi ta përjashtonin, pasi deputeti i dëgjua t’i drejtohej kryeministrit me fjalët: “Je rrugaç, drogaxhi”
Rama-Berishës: Unë nuk bëj politikë me emra kriminelësh dhe krushqish

Rama-Berishës: Ti je llaxorja më e madhe në këtë vend

Çohet Noka në këmbë: Nxirreni jashtë Ramën ( deputeti i PD i drejtohet foltores ku është Rama, garda rrethon kryeministrin)

Rama: Unë si thashë asnjë fjalë, as injorant, as idiot, dhe as kriminel. I thashë një opinion. Je llaxore, më e madhja që e ka ky vend

Noka në këmbë i drejtohet Ramës: Ti je rrugaç, drogaxhi.

Ruçi: Zoti Noka ju tërheq vëmendjen

Rama i rrethuar nga gardistë i drejtohet PD për Noken: Nga ç’pyll e keni sjellë?

Rama i drejtohet Berishës: Sali nga ç’pyll e keni gjetur këtë, nga çpyll ka dalë” ç’është more ky?

Noka-Ramës: Nga pylli i satëme. (Noka tenton t’i afrohet Ramës)

Ruçi: Zoti Noka pasi të kam tërhequr vëmendjen dhe të kam dhënë vërejtje, ke 2 minuta që pengon seancën, ju përjashtoj……( deputetët e PD çohen në këmbë i afrohen Nokës në foltore)

Ndërpritet seanca. Media del jashtë….seanca rinis pa Flamur Nokën

Shkruar Nga
More from Revista User

5 udhëtime anti-stres, që mund t’i bëni me miqtë

Disa ditë punë dhe tashmë rreziku i stresit dhe ndjeni se stresi...
Read More