Cardi B, artistja e parë në histori që fiton Grammy për albumin më të mirë rap

Cardi B është  artistja e parë në histori që  fiton çmimin e albumit më të mirë rap në Grammy Awards. Me debutimin e “Pushtimi i Privatësisë ”, Cardi B mposhti në  konkurrim mbrëmjen e së  dielës artistë si Nipsey Hussle, Pusha T, Travis Scott dhe të  ndjerin Mac Miller. Gjatë fjalës, artistja  falenderoi tejet e emocionuar vajzën e saj, për motivacionin e dhënë.

“Dua të  falënderoj vajzën timeUnë nuk jam duke e falënderuar vetëm sepse është  vajza ime. Është për shkak se, kur e kuptova se isha shtatzënë, albumi im nuk ishte i plotë . Dhe ju e dini atëherë sesi funksiononte; isha me idenë  se albumi duhej përfunduar në  mënyrë  që  të  prodhoja video pa m’u shfaqur barku . Ishin netë tmerrësisht të  gjata”, u shpreh ajo.

<

Cardi B tërhoqi vëmendje jo vetëm me fjalimin e mbajtur, por edhe me paraqitjen e saj. Në tapetin e kuq këngëtarja kishte veshur një fustan vintage të Thierry Mugler që daton në 1995-ën, frymëzuar nga piktura e famshme “Lindja e Venerës”.

E ndërsa Cardi ishte artistja e parë femër që fitoi çmimin për një album solo, Lauryn Hill fitoi albumin më të mirë rap si pjesë e grupit hip-hop Fugees (i përbërë gjithashtu nga Wyclef Jean dhe Pras Michel) në 1997.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Xhafaj takon Hahn: Shqipëria do dalë nga lista e zezë e drogës

Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm shqiptar, Fatmir Xhafaj zhvilloi një...
Read More