Bushati: Gent Cakaj u bë figurë komike! Manjani: Vetëm ai punon

 

Kanë mjaftuar vetëm tri dalje të ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe ai ka nxitur reagime të forta online. Sidomos ka ngjallur reagime komenti i tij mbi raportin e DASH, që pavarësisht se ishte i zi, Cakaj e bëri pozitiv.

“Ore në detyrë për këtë qeveri e shtet është vetëm Gent Cakaj. Të tjerët janë në punë, për rrogë ose për sport…”, shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Kurse analisti Andi Bushati shkruan tek Lapsi.al se fajtorin pse Cakaj është bërë qesharak, duhet ta kërkojmë tek Edi Rama.

“Askush nuk mund ta perceptojë, se si një njeri me integritet, mund të pranojë të bëjë lolon e Edi Ramës dhe t’u kumtojë shqiptarëve se raporti i zi i departamentit të shtetit për trafikun e drogës dhe krimin, ishte pozitiv për arritjet e qeverisë shqiptare.

Masat për heqjen e targave CD i’u ngjajnë ngrefosjeve populiste të Saimir Tahirit për të gjobitur makinat e deputetëve, në të njëjtën kohë që Shqipëria mbillej e tëra me kanabis. Kthimi përmbys i raportit amerikan, është pjesë e psikozës së kryeministrit për të mos pranuar asnjë fakt që nuk i shkon për shtat.

Por, këtu pyetja nuk është se kush ka dhënë urdhërin. Tashmë të gjithë e dinë se si funksionon kabineti i anonimëve të rilindjes. Këtu dilema shtrohet se si është e mundur që Gent Cakaj u identifikua kaq shpejt me steriotipin qesharak që kritikët dhe kundërshtarët vizatuan për të?

…Sepse për imazhin publik që Caka ka krijuar tashmë duhet drejtuar gishti mbi Edi Ramën. Qe ai që e shndëroi në kllounin e farsave populiste dhe zëdhënësin e manipulimeve të paturpshme. Qe ai, që duke e vënë të aktrojë në tre dalje publike rresht e shndërroi Gentin në një figurë komike. Prandaj kur qeshni me Cakajn, mos ia dini për nder Facebookut, por kryeministrin”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 23 tetor

Dashi Marrja e një roli drejtues do ju vijë natyrshëm, për shkak...
Read More