BREXIT/ Rrëzohet sërish plani i May, Britania në udhëkryq

 

Parlamenti britanik të martën hodhi poshtë planin e Kryeministres Theresa May për shkëputjen nga Bashkimi Evropian.

Votimi me rezultatin 391 kundër dhe 242 pro, ka gjasa ta vonojë procesin Brexit ose ta çojë në dështim të plotë.

<

Votimi i së martës ishte një goditje e fortë për Zonjën May dhe kërcënon pozitën e saj si kryeministre.

Votimi e lë vendin pa ndonjë rrugë të qartë, vetëm 17 ditë përpara afatit përfundimtar për largimin nga Bashkimi Evropian.

Parlamenti është thellësisht i ndarë për çështjen se si do të veprohet me procesin Brexit dhe nëse do të thirren zgjedhje të reja apo një referendum i dytë.

Përpjekje të dëshpëruara

Zonja May i kërkoi me forcë Dhomës së Komuneve të miratonte versionin e saj të fundit të marrëveshjes për shkëputjen e Britanisë që ajo negocioi të hënën me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Shkëputja nga blloku i 28 vendeve anëtare të BE-së është planifikuar për më 29 mars.

Udhëheqësja britanike tha se zoti Juncker ra dakord për “ndryshime të sanksionuara me ligj”, për të siguruar që kufiri midis Irlandës – anëtare e BE-së – dhe Irlandës së Veriut – pjesë e Britanisë – të mbetet i hapur pas shkëputjes. Por duket se ndryshimet nuk ishin të mjaftueshme për ligjvënësit, të cilët në janar votuan me shumicë dërrmues kundër planit të kryeministres.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se BE-ja ka bërë “propozime të qarta dhe të largpamëse” për të zbutur shqetësimet e Britanisë lidhur me marrëveshjen.

Por ajo iu shmang pyetjes nëse ishte e gatshme për të shtyrë daljen e Britanisë nga BE-ja nëse ligjvënësit britanikë nuk bien dot dakord për një plan.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Planifikoi të vriste kryeministren, dënohet i riu

  Një i ri britanik u shpall fajtor nga gjykata e Old...
Read More