Breshëri plumbash, i riu shpëton nga vrasja

maska-grabitje

Një i ri është shpallur në kërkim sepse ka qëlluar për të vrarë një bashkëmoshatar të tij. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Elbasan. Burime nga uniformat blu thanë se kanë shpallur në kërkim një 29-vjeçar me inicialet R. B.

Ky person në Lagjen “Skëndërbej” për motive të dobëta dyshohet të ketë tentuar të vrasë me armë zjarri (pistoletë) duke qëlluar në oborrin e banesës 28-vjeçarin me inicialet D. I., banues në Elbasan. Nga të shtënat nuk ka patur persona të dëmtuar.

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 3 gëzhoja armë zjarri të kalibrit 7.65 mm

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për akuzat e “Vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shkruar Nga
More from admin

Prestigjozja Forbes: Shqipëria, cep i harruar i Europës, ndër vendet më të bukura për tu vizituar

Revista  e famshme "Forbes" e rendit vendin tonë të 30-tën në vendet...
Read More