Bregu kthehet në Tiranë: Po prisja të takoja Bushatin, pastaj Cakën, tani Ramën

Kryetarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, me qendër në Sarajevë, Majlinda Bregu ka njoftuar sot në një intervistë në ‘Wake Up’ se do nisë një tur vizitash në vendet e rajonit, ku e para do të jetë në Tiranë.

Zyrtarja e lartë rajonale ka në axhendë të takojë Ministrat e Jashtem të vendeve anëtare të Këshillit.

Duke u ndalur ne zhvillimet në Shqipëri, Bregu tha se kishte planifikuar takim me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, më pas me Gent Cakën, por mesa duket do ketë takim me Edi Ramën, së fundmi i vetëpropozuar si kryediplomat pas rrëzimit nga Presidenti të kandidaturës së Cakës.

Bregu u ngacmua gjatë intervistës për zhvillimet e brendshme këtu, por ajo u shpreh se nuk do të bëjë më komente politike, pas marrjes së detyrës së re në Sarajevë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

BOTIMI I UET-PRESS/ ‘Italia, Greqia dhe propaganda’

Nga Ilir Ikonomi Pjesë nga libri ‘Faik Konica: Jeta në Uashington’ Më...
Read More