Bradley jo vetëm me Irinën në tapetin e kuq, por edhe me të ëmën


Bradley Cooper u shfaq mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq të Oscars 2019 me partneren e tij Irina Shayk.

Kështu  ai hodhi poshtë të tëra aludimet e mundshme se midis tij dhe këngëtares Lady Gaga kishte nisur një romancë e fshehtë brenda skenave të xhiruara për filmin “A New Star is Born”.

Mirëpo nuk besojmë se Irina Shayk e ka shijuar sikurse duhet këtë mbrëmje. Pasi në krah të Bradley-t nuk gjendej vetëm ajo por edhe e ëma e tij, Gloria. Pamjet e publikuara në mediat botërore tregojnë se modelja 33-vjeçare nuk ishte aspak e lumtur për këtë fakt. E megjithatë, pavarësisht të gjithave, ajo shkëlqeu me pamjen e saj teksa mbante veshur një fustan ku i nxirrte zbuluar hijshëm kurrizin.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rihanna pret ditëlindjen e 30-të me “Unë e urrej Rihanna” !

    Vajza e ditëlindjes Rihanna kaloi ditën e fundit të viteve...
Read More