Blushi-Ramës: Frikacak, s’ke b… me mbrojt veten

Blushi dhe RamaDeputeti socialist ka denoncuar kërcënimin që i ka bërë kryetari i Bashkisë së Kavajës, me anë të një mesazhi. Kjo ka shkaktuar debate të forta në sallë me Ballën. Rama ka refuzuar t’i përgjigjet, por ka ironizuar se një tjetër deputet është bërë me “qytetar digjital”

Deputeti socialist, Ben Blushi, ka denoncuar dje publikisht nga foltorja e Kuvendit një mesazh kërcënues të dërguar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Mesazhi është dërguar gati një javë më parë, pasi Blushi po nga foltorja e Kuvendit do të përmendte Roshin lidhur me procesin e dekriminalizimit. “O Blush, jam Elvis Roshi. Unë nuk kam bo asnjë krim si thatë ju dhe shumë shpejt do të dal në sqarim për publikun, por borxh nuk të kam ty sa të kem qytetin e Kavajës që më mbështet. Unë…”, citoi Blushi një pjesë të këtij mesazhi, ndërsa u rezervua të lexonte edhe pjesën tjetër, e cila përmbante një fjalor të rëndë. Nisur pikërisht nga ky mesazh, ai ka sulmuar ashpër kryeministrin, Edi Rama, i pranishëm në këtë seancë, duke e quajtur si mbrojtës i të gjithë elementëve kriminalë në politikë. “Pse po ja nxin faqen këtij vendi? Ku e ke këtë aftësi për të grumbulluar kaq shumë të paaftë: Ervinin dhe Elvisin në Kavajë, Shukriun në Peshkopi, Qazon në Elbasan, se s’mbaron kjo histori, isha para 2 muajsh në Elbasan dhe e pe apo jo, doli atje dhe më tha “Do të vras se ke bërë një libër”. “Do të vras” tha, ishe vetë dhe ti dole the se njësoj është ky që ka thënë “do të vras” me ty që ke bërë një libër që ke ngacmuar atë. O zotëri, kë përfaqëson ti këtu, kë përfaqëson këtu, gjithë llumin e Shqipërisë e ke ngritur në piedestal në Kavajë, në Elbasan, në Peshkopi, edhe në Durrës po të duash, kur e vë atë jastëkun që e mban me vete në avion”, -u shpreh më tej Blushi. Ai gjithashtu ka theksuar se të gjithë këta elementë marrin guximin dhe të kërcënojnë deputetët, vetëm sepse gjejnë mbrojtje të kryeministri Edi Rama. “Çështja është pse nuk i kap ligji? E di pse, sepse i mbron ti, kështu që të lutem, dil këtu dhe thuaj si e ka emrin Elvis Roshi apo Ervin Roshi dhe ke ndërmend ta mbrosh akoma pas kësaj apo jo? Kjo është pyetja ime”, -tha Blushi. Kjo ka shërbyer pastaj për një debat të fortë, ku janë përfshirë edhe deputetë të tjerë nga mazhoranca dhe opozita, çka ka detyruar kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, të ndërpresë seancën. Por ndërsa kamerat u nxorën jashtë sallës, Blushi u përfshi në një debat të fortë me deputetin Taulant Balla. Më poshtë, debati i plotë:

Blushi: Ngrihu frikacak, ngrihu fol, pse e mbron Elvis Roshin?

Topalli: Çohu fol, mos hesht e qesh aty. Shif çfarë po ndodh more, po kërcënohen me sms, fol pse rri?

Rama: Ulu aty ulu.

Topalli: Çohu, çohu fol, përgjigju pyetjes që të bëri.

Rama: T’i përgjigjem origjinalit apo kopjes.

Balla: Pse e përmend Qazim Sejdinin si kriminel, ti e ke pasur mik apo e harrove?

Blushi: Unë nuk e kam pasur asnjëherë mik dhe s’kam qenë shok as i yti, as i Elvisit dhe as i Qazimit.

Balla: Turp të të vijë. Jeni bërë tre, Basha, Berisha, Blushi. Ik mor se le nam, të të vij turp. Flet ashtu për partinë. U bëre deputet nga listat e partisë. Shko në popull, shiko sa vota merr.

Blushi: Për kë parti, këtë të halabakëve?

Balla: Kur u bë parti halabakësh kjo, se nuk u bëre ministër. Se po të ishe bërë ministër do shikoje sa e mirë do ishte partia jote.

Blushi: Hajde fol aty për këtë…

Balla: Do flas, do flas, por partinë duhet ta duash..

Mediu: Pandi, të kanë dalë ushtarët nga dora Pandi.

Berisha: Zotëri hajde bëhu burrë, dil vet, mos nxirr çakejtë. Dil këtu, dil këtu.

Balla: Çoje në prokurori për kërcënimin.

Blushi: Ju doni të talleni, ti dhe ai tjetri atje. Jeni qesharakë të gjithë. Kë duhet të marr seriozisht unë, ty apo Elvis Roshin, se të shkosh në prokurori duhet ta marrësh seriozisht. Ky është palaço. Të shkoj unë në prokurori për këtë. Të paguajnë njerëzit taksa për të hetuar Elvis Roshin, se më ka çuar mua mesazh. Ore jeni mirë apo nuk jeni? Këta duhen tallur, duhen përçmuar, siç përçmohet ky. I përçmueshëm. S’ka bythë të mbrohet.

Balla: Le nam, jeni bërë tre, Balla, Berisha dhe ti.

Dule: Skandal pas skandali. Një deputet, një koleg foli këtu me emër dhe mbiemër se është kërcënuar. Çfarë mesazhi po iu japim qytetarëve. Kryetar thërrisni Byronë e Kuvendit, se ndoshta kryeministri nuk e ndjen përgjegjësinë politike, por ne e kemi detyrim që të përballemi me këtë situatë. Nëse ka arritur situata politike që të dëgjojmë nga foltorja e Kuvendit se kërcënohet një deputet dhe nuk i djersitet kujt veshi, atëherë për çfarë Reforme në Drejtësi po flasim. Çfarë presim më, a mund të ketë kriminalizim më të madh jeta politike e vendit?

Paloka: Një kolegu ynë denoncon një kryetar bashkie të rilindjes, i mbrojturi i Edi Ramës ka kërcënuar një deputet të Shqipërisë. Këtu po të jesh kundërshtar i Ramës kërcënohesh me jetë, burgosesh dhe të bëhen gjithë të zezat dhe kryeministri ngërdheshet aty mbrapa.

Meta: Sa i përket shqetësimit që ju ngritët, unë si kryetar do të ftoj në një bisedë zotin Blushi. Po nëse ju doni që të ndërpritet seanca, atëherë këtu do ketë shumë stimulime dhe do ndërpritej pafundësisht seanca.

Topalli: Nuk prisja në fakt që kryeministri të fliste… mos fol se po flas unë… unë s’e kam problem se Ben Blushi është socialist, as më intereson fare. Në këtë moment, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një ish-ministër, një gazetar, një nga kundërshtarët më të fortë të PD-së dhe Sali Berishës u ngrit dhe tha këtu jam kërcënuar. Nuk e pashë kryetarin e Kuvendit të reagojë, nuk e pashë kryeministrin të reagojë. Po pse kjo heshtje? E thjeshtë, se ata kanë ngritur vulgun në majë të shtetit. Ky Mark Frroku në koalicion ishte me ne apo me ty, ky Armando Prenga ishte futur në listë nga ne apo ju? Këtë Balilin e kemi emëruar ne apo ti? Po Shukriun e emëruam ne apo e emëruat ju? Po Shukriu nuk është vetëm, por ju kishit edhe superluizën, se shukriun e keni në çdo zyrë të shtetit. Mbi të gjitha, ajo që nuk më hiqet nga mendja është aksidenti i para dy javëve dhe ju moj zonjë, nuk duhet të kishit heshtur dhe të ulnit kokën.

Shkruar Nga
More from admin

Wind of Change

Letërkëmbimi Mapo-Danas Nga Zoran Panoviç Partizani e pati përshëndetur me entuziazëm Vokrrin....
Read More