Biznesi gjerman: Përkeqësohet situata ekonomike në Shqipëri

 

51% e bizneseve gjermane mendojnë se situata në Shqipëri në 2019 është përkeqësuar. Kjo e dhënë vjen si rezultat i anketës së përvitshme të Dhomave Gjermane të Tregtisë në Europën Qendrore dhe Lindore.

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) prezantoi sot në praninë e Ambasadores Gjermane në Shqipëri, Znj. Susanne Schütz, Zv. Amb. Johannes Dietrich dhe Zv. Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Belinda Ikonomi, rezultatet e anketimit të vitit 2019 për Klimën e Biznesit dhe Investimeve në Shqipëri.

Ambasadorja gjermane në Shqipëri gjatë prezantimit theksoi se gjatë kësaj ankete janë përgjigjur 54% të anëtarëve të DIHA-s, nga 15 vende në Europën Qendrore dhe Lindore. “Situata e përgjithshme ekonomike shihet me përkeqësim, me 41% të të anketuarve që flasin me nota negative. Ndërsa sa i përket pritshmëritë për këtë vit, 43% e tyre e shohin se do të përkeqësohet ndërsa 45% e tyre se do të mbetet e pandryshuar”– theksoi znj. Schutz.

Në pyëtjen se sa të kënaqur janë bizneset me faktorët, u janë përgjigjur:

Pozitivisht: kostoja e punës, produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi i punonjësve, arsimimi akademik, disponueshmëria e fuqiaë punëtore të kuaifikuar.

Negativisht: siguria ligjore, administrata publike, parashikueshmëria e politikave ekonomike, transparenca e tenderave publike, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

Një tjetër pyetje e anketimit të DIHA lidhet me opinionin e bizneseve se sa mendojnë se emigracioni ka prekur forcën e punës së kualifikuar në Shqipëri, për të cilën 51% u janë përgjigjur me shumë, 38% me mesatarisht, 11% pak dhe 0% me aspak. Bizneset mendojnë se ndër faktorët që ndikojnë në emigracionin e shqiptarëve, janë: 72% situata e keqe ekonomike, arsimi, shëndetësia etj; 30% lehtësimi i procedurave nga vendet pritëse.

Një tjetër pyetje e lidhur me anketimin është se si mendojnë bizneset lidhur me situatën pas 5 viteve me forcën e kualifikuar, për të cilën 45% e bizneseve thanë se do të stabilizohet, 45% thanë do të përkeqësohen dhe 11% se do të kthehen sërish.

Ndryshe nga ky vit, bizneset e vlerësuan pozitivisht klimën e biznesit një vit më parë, ku dy te tretat e te anketuarve i janë përgjigjur me “mirë” ose “kënaqshëm” pyetjes mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri.

Ambasadorja gjermane: Ekonomia shqiptare, më keq se 1 vit më parë
Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka vlerësuar situatën ekonomike në vendin tonë. Pas një anketimi vjetor të Dhomës Gjermane të Tregtisë, Schütz është shprehur se situata ekonomike është përkeqësuar në krahasim me një vit më parë. Ambasadorja tha se më shumë se 50% e bizneseve e vlerësojë më keq situatën ekonomike

“Anketimi vjetor i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri është një matës i rëndësishëm për mbarëvajtjen e sipërmarrjeve anëtare të DIHA dhe tregojnë si e vleresojnë ata klimën e biznesit. Në tërësi, për fat të keq këtë vit konstatojmë një përkeqësim të situatës ekonomike. Pritshmëritë ekonomike të sipërmarrjeve janë trazuar dukshëm, nga 36 % vitin e shkuar në 13 për qind këtë vit. Pak më shumë se 50 % e bizneseve e vlerësojnë me keq situatën ekonomike. 43% e sipërmarrjeve mendojnë se situata do të përkeqësohet situata. Atmosfera mes sipërmarrjeve që duket në ketë anketim përkon dhe me përvojat e ambasadës tonë vitin e kaluar. Do të uroja që së bashku t’ja dalim të përmirësojmë klimën e biznesve. Përmes transparencës duhet të krijojme shembuj pozitivë për krijimin e sipërmarrjeve të suksesshme”, u shpreh Schütz.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Lufta e Ramës me gazetarët: Akuzat nga diga e deri tek ‘hoteli 313’

    Protesta e banorëve të Astirit ka nxitur një përplasje të...
Read More