“Binjakët” e Plaut-it: Pas 2200 vjetësh në Epidamn

teatri ne durresU dha premierë në Festivalin “Verë në Epidamn” shfaqja “Binjakët”, e cila u luajt nga trupa e teatrit të qytetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu” me regji të Driada Dervishit. Shfaqja e kësaj pjese në skenën e qytetit antik e ka domethënien e veçantë pasi ngjarjet në këtë komedi të shkruar para 2200 vjetësh zhvillohen në Epidamn

E vendosur në një kryqëzim historik Dyrrahu nuk është përplasur në këto 25 vite nga “shtrëngata” artistike aq sa të tërheqë vëmendjen e një ngjarje të rëndësishme kulturore.

Të kujtosh përmes historisë dhe të kërkosh në gjurmë pothuajse të vdekura ka qenë gjithnjë një arsye sfiduese, e paprekur nga njerëz që mbajnë mbi supe një fare përgjegjësie për teatrin dhe angazhimin e tyre për të krijuar situate teatrore jo të zakonshme. Por, ja që një ndrin ndryshe nga të tjerat duke bërë të mundur, së paku, një prekje të largët artistike siç është  një nga veprat më të rëndësishme nga antikiteti i Epidamnit…Një epos i pashprehur në gjuhë të sotme, duke kujtuar jetën e qytetit të vjetër të Durrësit, nga autori antik si Plaut-i.

Regjisorja Driada Dervishi që memorien e ka të lidhur me një histori teatrit nga qyteti i saj, pa kërkuar rendje drejt autostradës së kryeqytetit, ka lejuar në hapësirë të kujtohet dhe të shkelet në Epidamn, një histori qytetase e panjohur. Kështu një mbrëmje më parë u dha premierë në Festivalin “Verë në Epidamn” shfaqja “Binjakët”, e cila u luajt nga trupa e teatrit të qytetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu” me regji të Driada Dervishit. Shfaqja e kësaj pjese në skenën e qytetit antik e ka domethënien e veçantë pasi ngjarjet në këtë komedi të shkruar para 2200 vjetësh zhvillohen në Epidamn.

Komedia “Binjakët” e shkruar para 2200 vjetësh nga Plaut-i pati premierën të shtunën dhe dje në mbrëmje në kuadër të festivalit ”Verë në Epidamn” që po mbahet në Durrës. Kjo komedi, ngjarjet e së cilës ndodhin në Epidamn, ka në qendër historinë e dy vëllezërve binjakë, të cilët ndahen nga njëri- tjetri në moshë të vogël.

Njëri prej tyre humbet dhe një tregtar nga Epidamni e gjen dhe e rrit si djalin e tij. Komedia nis me mbërritjen e vëllait tjetër në Epidamn, për të gjetur vëllanë e humbur. Duke qenë së vëllezërit ngjajnë shumë me njëri-tjetrin, kjo i jep shkas krijimit të mjaft situatave nga më komiket e ngatërresave plot humor që duket sikur nuk do mbarojnë kurrë.

Vepra “Binjakët” vjen e inskenuar nga regjisorja Driada Dervishi nën interpretimin e aktorëve të teatrit të qytetit të Durrësit: Romir Zalla, Besmir Bitraku, Amos Zaharia, Suela Bako, Adelina Muça, Marvin Tafaj, Sanie Hoti dhe Muharrem Hoxha, me skenë dhe kostume të realizuar nga Desantila Lika. Regjisorja Dervishi kishte deklaruar se komedia ka frymëzuar të gjithë autorët e mëdhenj botërorë. Sipas saj, vlerat dhe mesazhet që ajo përcjell janë të gjitha aktuale, pavarësisht periudhës kur është shkruar. Kjo vepër mbahet si komedia më e bukur e Plaut-it dhe për këtë arsye ajo është pjesa më e vënë nga veprat e tij. Në fakt është një festival që ka nisur qysh në ditët e para të gushtit, duke rivitalizuar në një mënyrë origjinale amfiteatrin e Durrësit, e krijuar një publik jo vetëm të importuar por dhe vendas, dhe turistë. Ditët e Verës në Epidamn kanë pasur një mozaik kulturash që kanë kërkuar impenjimin e regjisores duke bërë të mundur të jetësohet një prej mjediseve më atraktive të këtij qyteti.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Gaçi: Politikanët e preferuar?! Ahmet Zogu dhe Edi Rama

Deputeti i PS-së Artan Gaçi e sheh veten pazgjidhshmërisht të lidhur me...
Read More