fbpx

Kryesore

Bilanci i dhunës në Maqedoni dhe pamjet që shokuan Europën





               Publikuar në : 10:01 - 28/04/17 |
mapo.al

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE


Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme tha të premten se 102 persona, përfshirë 22 policë dhe 3 deputetë janë plagosur dhe janë trajtuar në spital mbrëmjen e djeshme.



Në deklaratën e cituar nga “Anadolu Agency”, ministria tha se gjendja e sigurisë në qendrën e qytetit, rreth dhe në Kuvend është normalizuar.


“Në spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘8 Shtatori’, spitalin e qytetit ‘Shën Klimenti’ i Ohrit dhe në Qendrën Klinike të Qytetit kanë kërkuar ndihmë  70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë. Përveç kësaj, në kazermën Gjorçe Petrov ndihmë mjekësore u është dhënë edhe 7 personave të tjerë. Momentalisht në Kuvendin e Maqedonisë nuk ka mbetur asnjë qytetar”, njoftoi MPB.

Incidenti i mbrëmjes së kaluar ndodhi si pasojë e zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të ri të Kuvendit me 62 vota në një atmosferë kaotike.

Një pjesë e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët ishin tubuar para ndërtesës së Kuvendit, u futën me dhunë brenda Kuvendit.

Pamjet e dhunës kanë bërë xhiron e botës, duke u pasqyruar nga shumë media ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, autoritetet thonë se të gjithë autorët e dhunës do dalin përpara drejtësisë.

Mësohet se deputeti Zijadin Sela, që ishte më i dhunuari në këtë ngjarje, është jashtë çdo rreziku për jetën.

Po ashtu ka bërë xhiron e rrjetit dhunimi i liderit të opozitës, Zoran Zaev dhe një gruaje brenda në parlament.

Videon e ndiqni më poshtë:



Pas