Atentati me dy të vdekur në Vlorë, “Çipuri” lihet në burg

 

Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si “Çipuri”, është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës. Sulejmani ka qënë shënjestra e atentatit me dy të vdekur, pak ditë më parë në Vlorë, por arriti ti shpëtonte breshërisë së plumbave. “çipuri” akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi në makinën që iu bë atentat , u gjet një pistoletë. Gjykata e Vlorës ka rrëzuar kërkesën e Sulejmanit për një masë më të butë sigurie, duke vendosur që ta lërë në qeli.

“Çipuri” nuk ka pranuar te japë asnjë detaj qe ndihmon hetimin për atentatin ku mbetën të vdekur kunati i tij Orest Rexho dhe Arjan Hasani . Edhe pse policia shoqeroi rreth 17 persona nuk arriti te bjere ne gjurme te autoreve. Në vendngjarje janë gjetur 90 gëzhoja dhe dyshohet se viktimave u është ngritur pritë. Në momentin që kanë mbërritur në zonë makina e viktimave, atentatorët e kane ndjekur nga pas për disa metra dhe kur është hapur zjarr kanë ecur paralel. Viktimat nuk kane pasur mundësi reagimi. Vendi është zgjedhur nga atentatorët pasi i gjithë aksi nuk ka kamera sigurie. Gjithashtu mësohet se në makinën e vrasësve e cila rezulton e vjedhur janë gjetur 3 armë automatike, por asnjë prove identifikuese.

Ngjarja

Një automjet tip “Mercedes Benz” i ka prerë rrugën makinës ku gjendej Sulejmani dhe më pas kanë hapur zjarr duke qëlluar me breshëri. Hetuesit thonë se shënjestër e atentatit ka qenë 42-vjeçari Sulejmani. Ky i fundit ka marrë disa plumba dhe ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje kritike. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta Policie, të cilat kanë nisur hetimet, trupi i një prej personave është gjendur jashtë automjetit, ndërsa viktima e dytë në brendësi të saj.

Nga Policia është mësuar se ndaj tyre është qëlluar nga një tjetër automjet, i cili mësohet se është larguar në drejtim të fshatrave të Vlorës. Në drejtim të kësaj zone, pak pas ngjarjes, u nisën forca të shumta Policie si dhe u ngritën postblloqe të shumta në hyrje dhe dalje të qytetit bregdetar. Sipas hetimeve të para, Policia konfirmon se autorët kanë ndjekur deri në fund automjetin e tre personave, duke qëlluar me breshëri dhe mos i lënë shteg për t’u larguar. Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Sherishtë. Pikërisht në këtë fshat, Policia gjeti dhe një automjet të djegur vetëm pak minuta pas atentatit. Në brendësi të mjetit janë gjendur tri armë, tip kallashnikov, duke besuar grupin hetimor se është pikërisht mjeti i përdorur nga atentatorët e kësaj ngjarjeje mjaft të rëndë në Vlorë.

Automjeti i djegur është këqyrur nga grupi hetimor, për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme të autorëve, ndërsa armët janë marrë nga këta të fundit për të parë nëse do të gjenden gjurmë apo shenja që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Ndërkohë, mësohet se Policia ka vijuar kontrollet në zonën e lumit të Vlorës, zonë nga ku dyshohet se janë larguar autorët e ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fotot e rralla nga Shqipëria komuniste: Ja vendi ynë në vitin 1988

  Komunizmi ishte periudha më e errët e Shqipërisë. Vendi ynë u...
Read More