Arta Marku në Shkodër: Politika ka ndërhyrë në punë tona

 

Kryeprokurorja Arta Marku ka shkuar në Shkodër për të marrë pjesë në analizën vjetore të Prokurorisë së rrethit dhe asaj të Apelit. Marku ka akuzuar politikën jo vetëm se ka ndërhyrë në punët e organit të akuzës, por edhe se i ka dhënë të drejtëm vetes të gjykojë çështjet që i takojnë prokurorisë.

“Ky ka qenë vit jo i lehtë sepse i jeni nënshtruar vettingut. Ia keni dalë pavarësisht vështirësive. Pavarësi do të thotë përgjegjësi e shtuar, nuk do të thotë kaos, ndaj kërkoj me shumë nga ju dhe të jeni të pavarur dhe të pandikuar në punën tuaj.

Mos e shihni vetingun si ndëshkim. Keni mbështetjen time dhe të ndërkombëtarëve. Në shumë çështje politika ka ndërhyrë në punët tona, por ju keni vazhduar punën tuaj”- ka thënë Marku.

Marku ka shtuar: “Shpeshherë jeni ndjerë të pasigurt dhe kjo padyshim që ka ndikuar në punën tuaj. Në qendër të debateve apo konflikteve politike ka qenë prokuroria. Politika i ka dhënë të drejtën vetes për të gjykuar çdo çështje tonën”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë ka kuptim vetëm nëse na njohin si shtet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e pestë të ambasadorëve që...
Read More