Art socialist, ç’mund të bëhet me të…

11 postera të mëdhenj nga tetë vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ndërtojnë përmes imazhit monumentet e epokës socialiste sot; çfarë mund të bëhet me to; dhe pse ndodhen mes dashurisë dhe të urrejtjes? “Heroes we love” ka bërë bashkë galeritë, muzetë, institutet kërkimore, OJQ-të e Evropës Qendrore dhe Lindore, në një projekt të përbashkët ndërkombëtar mbi (ende) trashëgiminë e diskutueshme monumentale të së kaluarës socialiste, një mënyrë për të kërkuar përgjigje të mundshme

Një video-film i quajtur Partisan Songspiel- A Belgrade Story nga Chto Delat?, i krijuar nga një kolektiv artistik rus, prodhuar në Beograd në vitin 2009, paraqet një analizë të një situate konkrete: fillimisht bën një prezantim të shtypjes politike –dëbimin e detyruar nga qyteti, të vendqëndrimit rom nga qeveria me rastin e Universiadës verore që u mbajt në Beograd në vitin 2009. Është një mesazh politik, konsideruar universal që lidhet me marrëdhëniet midis shtypësve dhe të shtypurve; në këtë rast, qeveria e qytetit, përfituesve të luftës dhe pronarëve të bizneseve kundrejt grupeve të njerëzve pa pushtet – punëtorët e fabrikave, veteranët invalidë të luftës dhe minoritetet etnike. Në të njëjtën kohë filmi vendos në vëmendje atë që artistët e quajnë “horizonti i ndërgjegjes historike”, e cila prezantohet nëpërmjet zërave të “partizanëve të vdekur” që komentojnë dialogun politik midis shtypësve dhe të shtypurve.

Video-filmi rus është në Tiranë në rastin e finalizimit të projektit “Heroes we love”, dhe për organizatorët në Shqipëri, shfaqja e kësaj sekuence filmike merr rëndësi duke menduar se ky punim përballet me çështje e probleme të rëndësishme bashkëkohore, aktualitetin politik dhe ndërgjegjen historike, që mund të ndodhë kudo, në çdo kryeqytet, edhe në Tiranë.

Ky është një prej episodeve që duke nisur nga fundi i janarit në disa vende përfshirë edhe Shqipërinë krahas Kroacisë, Serbisë, Slloveninë, Bullgarinë, Poloninë etj., të finalizuar në një sërë ekspozitash, ndërhyrje të artit në hapësirën publike, konferenca dhe seminare ndërkombëtare, – projekti dhe prezantimi “Heronjtë që duam”. Kështu nga data 4 mars, deri më 2 prill, në Tiranë qëndron e hapur ekspozita sipas këtij koncepti, e përfaqësuar për artet bashkëkohore shqiptare nga “Tirana Art Lab”.

Bëhet fjalë për hartën e 11 posterave të mëdhenj nga tetë vende duke ndërtuar përmes imazhit rezistent aktual, monumentet e epokës socialiste sot; çfarë mund të bëhet me to; dhe pse ndodhen mes dashurisë dhe të urrejtjes ato? “Heroes we love” ka bërë bashkë galeritë, muzetë, institutet kërkimore, OJQ-të e Evropës Qendrore dhe Lindore, në një projekt të përbashkët ndërkombëtar mbi (ende) trashëgiminë e diskutueshme monumentale të së kaluarës socialiste, një mënyrë për të kërkuar përgjigje të mundshme. Do të jetë edhe një botim i fundit i projektit që do të përmbajë tekste nga vendet respektive që për Shqipërinë, janë emrat e Romeo Kodrës dhe Adela Demetjes, që është edhe drejtuese e projektit.

Heroes We Love është një projekt bashkëpunimi multidisiplinar fokusuar në trashëgiminë socialiste në artin Europian të shekullit XX. Ai përfshin partnerë të ndryshëm nga sektorët institucionalë dhe jo-institucionalë të Europës Lindore dhe Qendrore, me qëllimin për të përdorur artin kontemporan për hulumtimin dhe përfshirjen e një publiku më të gjerë në reflektimin e artit socialist në kontekstin kulturor, social dhe politik”, ndan me mediat drejtuesja e projektit, Adela Demtja. Këto galeri, muze arti, apo OJQ midis viteve 2015 dhe 2017 kanë hulumtuar mbi trashëgiminë kulturore të socializmit në “Europën e re”, duke treguar pikat kyçe, problemet dhe mundësitë e kësaj periudhe. Gjatë këtyre tri viteve janë hapur një sërë ekspozitash, dhe mbajtur konferenca për “Heroes We Love, Ideology, Identity and Socialist Art in New Europe”, që e merr mbështetjen nga programi “Creative Europe” të Bashkimit Europian.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Pse Rama nuk flet për Blushin

Nga Armand Shkullaku Mund të ketë shumë pikëpyetje sot për të ardhmen...
Read More