Arrestohet oficeri i policisë për vdekjen e 18-vjeçarit, tentoi të ndryshojë rrjedhën e hetimeve

policia-nate

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Vlorë, sot në orën 04:00, ka arrestuar punonjësin e Policisë Komisar Myslym Ismailaj, 55 vjeç, me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor pranë D.V.P. Vlorë.

Punonjësi i Policisë Myslym Ismailaj në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore (OPGJ) ka kryer veprimet proceduriale, lidhur me ngjarjen e ndodhur në datë 26 nëntor 2016, në rrugën pranë Ujit të ftohtë, në qytetin e Vlorës, ku humbi jetën shtetasi K.P. dhe ngeli i plagosur shtetasi P.B.

Sipas hetimeve, në datë 29 nëntor 2016, rreth orës 10:00, Ismailaj ka hyrë në ambientet e dhomës së spitalit ku ndodhej i shtruar shtetasi i plagosur në aksident P.B. dhe pasi ka nxjerrë familjarët nga dhoma, i ka kërkuar këtij të fundit të deklarojë se ka probleme me shikimin. Kjo për të devijuar hetimin, se shkak i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e aksidentit, duke ushtruar presion ndaj të riut dhe tentuar të favorizojë firmën e ndërtimit të rrugës.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës’’, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga nenet 248, 301 dhe 245/1 të Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Britania kërcënon me sanksione rrjetet sociale Facebook, Twitter

Gjigandët e mediave sociale Facebook-u dhe Twitter-i mund të përballen me sanksione...
Read More