Bota

Arrestohet ish-ylli i La Ligas/ Transportoi 4 ton kokainë në SHBA





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:43 - 20/03/19 |
mapo.al

Është arrestuar ditën e djeshme si i dyshuar për trafik droge ish-futbollisti Xhon Viafara. 40-vjeçarit i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Sauthemptonit dhe Porsmuthit në Angli si dhe Real Sosiedadit në La Liga, iu vunë prangat në qytetin kolumbian të Kalit, pas një operacioni të DEA-s amerikane me policinë lokale.


Viafara dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal, që ka transportuar 4 ton kokainë në SHBA. Kolumbiani, që dyshohet të jetë anëtar i një karteli lokal të drogës.40-vjeçari ka luajtur edhe 34 ndeshje me kombëtaren e Kolumbisë, në mes të viteve 2003-2010. Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2015.





Etiketa: , ,

Pas