Arrestohet i riu në Vlorë, kërkohej për vrasje, rrëmbim, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu

policia-makinat

Një 30-vjeçar i arratisur nga burgu dhe i kërkuar për vrasje dhe disa vepra të rënda penale ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës pasditen e djeshme.

Klejvis Gjatari, 30 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u arrestua ditën e djeshme në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë. I riu rezulton me një sërë precedentësh penal dhe me tre emra të tjerë.

Burime zyrtare policore njoftuan ditën e djeshme se, 30-vjeçari Gjatari në shtator të vitit 2012, është shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në Kavajë, për të cilën është dënuar me 4 vite e 10 muaj burg, ku ishte dënuar për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”. Ndërkohë në maj të vitit të kaluar, i riu dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në zonën e njohur me emrin “Plazhin e Ri” në Vlorë, ku në bashkëpunim me shtetasit D. Rrapaj dhe A. Gjatari, kanë rrëmbyer me forcë në mjetin e tyre shtetasin me inicialet Y. K., duke e kanosur atë me armë zjarri.

Lidhur me këtë ngjarje, Gjatarit i është caktuar nga gjykata masa e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Gjithashtu ai dyshohet se në tetor të vitit 2016, është autor i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë , ku për motive të dobëta, në ambientet e një lokali ka plagosur me armë zjarri shtetasin me inicialet F. M., ngjarje për të cilën akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në të njëjtin muaj, në lagjen “Ujë i ftohtë”, në bashkëpunim me shtetasin O. Shehu, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit F. M., automjetin tip “Audi”, dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri këtë të fundit. Për këtë ngjarje i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar, dyshohet se në lagjen “Ujë i Ftohtë”,në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka marrë me dhunë në rrugë shtetasit me inicialet V. F., automjetin tip “Benz” në pronësi të këtij të fundit, duke u akuzuar për veprën penale “Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 25 dhjetor 2016

Dashi 21/3 - 20/4 Një dëshirë e madhe për të mos bërë...
Read More