Arrestohet futbollisti i Villarreal për pengmarrje dhe grabitje

 

Një histori e trishtë vjen nga Spanja, ku Ruben Semedo, mbrojtësi i Villarreal është arrestuar këtë mëngjes nga policia e Valencias, me akuzën e pengmarrjes me armë të një personi dhe vjedhje të banesës, raporton TCH.

Futbollisti portugez në bashkëpunim ka rrëmbyer një person dhe pasi e ka kërcënuar me armë zjarri i ka kërkuar çelsat e shtëpisë, që më pas e e kanë vjedhur.

Sipas informacioneve paraprake hetimet kanë nisur pas denoncimit që ka bërë një person I fashuar dhe me dëmtime në trup, i paraqitur më 12 shkurt në komisariatin e policisë kombëtare.

Personi në fjalë ishte viktima i kësaj ngjarjeje dhe ka treguar se është marrë peng, lidhur e rrahur nga Semedo dhe një kushëri i tij.

Ndërkohë një tjetër bashëpunëtor në këtë ngjarje ka përdorur edhe armën që ta bindte për t’i dhënë çelsat e shtëpisë, shtëpi që më pas e gjetën të vjedhur.

Shkruar Nga
More from admin

Tërmetet në jug, qytetarët e gdhijnë jashtë nga paniku

Të gjendur në panik nga tërmetet e shumta që kanë rënë gjatë...
Read More