Armë pa leje në makinë, arrestohen 2 persona, njëri efektiv policie

pranga

Një efektiv policie dhe një person tjetër, të dy nga Tepelena janë arrestuar forcat Shqiponja pasi u kapën me armë pa leje.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë se Gentian Muçaj, i dënuar për rrëmbim personi dhe Mirald Meçe punonjës i burgut të Tepelenës janë ndaluar në aksin Vorë –Rinas pasi në makinën iu gjetën dy armë pa leje.

Policia sqaron se: Më datë 18.03.2017, Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve të Rënda daj Jetës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Gentian Muçaj, 36 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për rrëmbim personi. Mirald Meça, 28 vjeç, banues në Tepelenë, me profesion Punonjës Policie pranë I.E.V.P. Tepelenë. Shtetasit e sipër përmendur janë konstatuar në aksin rrugorë Vorë -Rinas, në automjetin tip “Audi”, ku nga kontrolli i ushtruar në automjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri pistolet TT, me 7 fishekë

– Një armë zjarri pistolet Grand Poëer, me 15 fishekë

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjykata e Shkodrës lë në burg 3 të dyshuarit për atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg ndaj...
Read More