Angelina Jolie, e fejuar me një miliarder britanik?

Angelina Jolie po përflitet se po përjeton një histori të re dashurie. Pas divorcit të bujshëm nga Brad Pitt dhe gjendjes së rënduar shëndetësore, aktorja hollivudiane është parë gjithnjë e shoqëruar nga fëmijët e saj. Mirëpo, nuk kanë munguar aludimet se dikush tjetër ndodhet në jetën e aktores.

“Life&Style” shkruan se Jolie është e fejuar me një miliarder britanik dhe se shumë shpejt do t’i japë fund beqarisë në pronën e blerë sëbashku me Brad Pitt “Chateau Miraval”, që gjendet në një fshat në jug të Francës. Megjithatë, një burim pranë aktores është shprehur për “Hollywood Life” se Angelina është duke shijuar jetën e saj si një nënë beqare.

<

“Angelina nuk është duke njohur asnjë për momentin dhe është shumë në rregull me këtë gjë. Ajo pati një periudhë të vetmuar pas ndarjes nga Brad, por e kaloi falë dashurisë dhe vëmendjes së fëmijëve të saj. Ajo nuk po njihet me asnjë aktor, me asnjë miliarder dhe sigurisht nuk po takohet sërish me Brad”, është shprehur burimi në fjalë.

Si qëndron e vërteta? Gjithçka ngelet për t’u parë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Probleme për Brazilin, mbrojtësi humbet Botërorin

  Problemet me dëmtimet për skuadrën e Brazilit, duket se do të...
Read More