Andrea Vreto: Aktrimi të jep famë, e fama të jep kënaqësi

 

Intervistoi: Mirgen Çela

Është ndër aktorët më të rinj, të një prej spektakleve më të ndjekura të humorit në Shqipëri “Duplex”. Andrea Vreto, pasionin për aktrim e humor e kishte që në fëmijëri, dhe siç duket tashmë e ka bërë ëndrrën realitet. Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Mapo, Andrea tregoi si i nisi hapat e parë dhe se si po e përjeton çdo ditë famën e suksesin e arritur vetëm me punë siç shprehet ai.

Si nisi Andrea të merret me aktrim?

Me aktrim jam marrë që i vogël. Mbase jo në kuptimin e parë të fjalës aktrim. Në festën e Abetares ku si klasë, mësuesja më jepte të dramatizoja një pjesë nga libri i Skënderbeut dhe mua me dha rolin e Skënderbeut ku dhe në vazhdim në çdo aktivitet shkollor merrja pjesë duke recituar ose luajtur diçka.

Kush ju suportoi?

Përveç familjes e cila më ka dhënë një suport dhe mbështetje të madhe, një suport të madh më ka dhënë producenti i njohur Turjan Hysko, i cili tashmë është shefi im. Kam qenë në vit të dytë në universitet ku kisha fituar një audicion në serialin për fëmijë “Fresk Fare”, ku pasi kalova fazën e parë të audicionit më thanë se ke për të zhvilluar dhe një provë tjetër me drejtorin artistik të këtij seriali, dhe drejtor artistik i këtij seriali ishte Turjani. Më pas kur mbarova shkollën vazhduam bashkëpunimin në “Apartamentin 2XL” dhe tashmë në “Duplex”.

Cila është arritja juaj më e madhe?

Arritja ime më e madhe është puna ime në “Duplex. Të shohim me kalimin e kohës, nuk mendoj se do ketë ndonjë arritje më të madhe se “Duplex” pasi është një nga emisionet më të mëdha në Shqipëri.

Si ndihesh që je pjesë e “Duplex”?

Ndihem më së miri, jemi një staf shumë i mirë dhe e duam njëri-tjetrin pafund.

Si ishte eksperienca në “Apartamentin 2XL”?

Në “Apartamentin 2XL” si dhe në “Duplex” pothuajse jemi të njëjtët aktorë, një eksperiencë shumë e mirë, siç jemi në “Duplex” me një staf shumë të dashur dhe të sjellshëm, po njëlloj dhe në apartamentin “2XL”

Ku ishte më mirë?

Ende nuk mund të bëj dallimin, sepse dhe në “Apartamentin 2XL” kemi qenë shumë mirë dhe nuk e shikoj të hijshme të bëj diferencime.

Si janë marrëdhëniet me kolegët? Me cilin prej tyre ke më shumë miqësi?

Marrëdhëniet tona janë shumë të mira, e duam dhe e respektojmë njëri-tjetrin. Ne jemi një trupë aktorësh, por funksionojmë si një person i vetëm. Në momentin që nuk ka respekt dhe dashuri ne nuk do ishim kështu siç jemi. Duam dhe respektojmë njëri-tjetrin. Për sa i përket miqësisë nuk mundem t’i ndaj, pasi si në “Apartamentin 2XL” edhe tashmë në “Duplex” duhemi dhe respektohemi njësoj.

Çfarë ndjesie ju jep fama? A ju bezdisin në rrugë apo lokale?

Nuk mund të them se bezdisem, pasi është një kënaqësi e madhe, nuk je më një person i zakonshëm, unë nuk bezdisem kur më thonë në rrugë që të bëjmë ndonjë foto. Ndihem shumë mirë, është një nga kënaqësitë më të mëdha që të jep përveç të tjerash ky profesion.

Çfarë di të bëjë Andrea përveç aktrimit, humorit?

Përveç aktrimit dhe humorit, unë kam bërë dhe kurs 1-vjetor për motorist makinash. Gjatë kohës së lirë punoj si motorist makinash në servisin e një shokut tim, regjistroj bilançierët e mjeteve të tonazhit. Kjo është specifika e punës time në këtë “zanat” tjetër.

Si është një ditë e Andreas?

Kam një ditë të mbushur me punë dhe projekte. Në mëngjes shkoj në “Duplex”, diskutojmë se kush do jetë i ftuar, më pas bëj një jetë normale me familjen, akoma jam beqar dhe kur kam ndonjë punë te servisi i shokut tim, iki me kënaqësi e bëj dhe atë punën.

A keni ende një ëndërr që nuk e keni realizuar?

Ëndrrat për një artist janë shumë të mëdha. Jam munduar që ëndrrat që kam pasur t’i realizoj. Të punoja në një televizion si aktor, kjo ka qenë ëndrra më e madhe dhe për momentin e kam realizuar.

Çfarë pritet së fundmi nga Andrea?

Së fundmi nga unë priten shumë role të reja dhe një aktivizim shumë më i madh në “Duplex”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Teksas, vazhdojnë shirat dhe përmbytjet apokaliptike

Stuhia Harvey pritet të godasë sërisht nesër Teksasin. Sipas parashikimeve disa zona...
Read More