fbpx

Kryesore

Ambasada e SHBA me thirrje për protestuesit, por edhe për qeverinë: Tregoni përmbajtje





               Publikuar në : 09:03 - 21/02/19 |
mapo.al

Ambasada amerikane reagoi mëngjesin e së enjtes, pak para protestës së opozitës. Ata u bënë thirrje protestuesve, por edhe qeverisë, të tregojnë përmbajtje.


Ambasada e SHBA në Tiranë ka kërkuar nga qytetarët që protestojnë që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën.



Gjithashtu ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.


“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur,” thuhet në deklaratë.


Etiketa: , , , , , ,

Pas