Albin Kurti i turret Edi Ramës dhe i bën 7 pyetje

Partia Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë është bërë pjesë e debatit, që shkaktoi mosdekretimi i Gent Cakajt në krye të ministrisë së Europës dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Kjo parti i ka dërguar disa pyetje, ku i kërkon sqarim shefit të qeverisë shqiptare, Edi Rama.

<

Ca pyetje kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë:

  1. A e di gjë pse 23 anëtarë të kryesisë së PS dhe 73 deputetë të PS + qindra kryetarë degësh, nëndegësh dhe mijëra bashkëpunëtorë profesionalë socialistë nuk dalin të reagojnë por del Baton Haxhiu?
  2. Pse je kaq i sigurtë në personazhe të errët si Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu dhe vë në dyshim ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PS, z. Ditmir Bushati?
  3. Nëse ka diçka të papranueshme në Ministrin e jashtëm aktual a mund t’ia tregosh të gjithë shqiptarëve, me këtë rast dhe socialistëve anëtarë, simpatizantë dhe votues?
  4. Nëse Ilir Meta është i paditur, pse na e propozove dhe pastaj votove për President të Republikës së Shqipërisë?
  5. Nëse je kundër shkëmbimit të territoreve, e thënë shqip, pra kundër ndarjes së Kosovës sipas planit të Vuçiçit a mund ta thuash këtë prerazi pa ekuivoke?
  6. Nëse pretendon se e njeh G. Cakajn atëherë pse nuk ia keni bërë certifikatën e sigurisë nga drejtoria në vartësi tuajën që prej se e kishit këshilltar?
  7. Që kur këshilltarët e tu, mandej zëvendësministra, e të propozuar për ministër të jashtëm si Gent Cakaj lejohen të nxjerrin në emisione televizive të Baton Haxhiut për 1 vit rresht komentet e sqarime nga takimet e tua nga ai me Kancelaren Merkel deri te ato brenda zyrave të Këshillit të Ministrave e tek kualifikimet e sulmet mbi subjektet politike në Kosovë?
loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Vonesa shqiptare apo Latenci shqiptar

Përfaqësues i mendimit liberal, i cili karakterizohet nga hapje ndaj vlerave të...
Read More