Akuzoi për përdhunim, Ajsi Xhaxhaj shfaqet sot me shami

 

Ajsi Xhaxhaj, e cila sot është aktore dhe modele, nëntë vite më parë pretendonte se ishte abuzuar seksualisht nga regjisori Leonard Bombaj përgjatë moshës 10-15 vjeç, teksa ky i fundit drejtonte grupin e fëmijëve “Kripëmjaltëzat”. Megjithatë, Prokuroria e shpalli Bombajn në vitin 2017 të pafajshëm. Regjisori do të shprehej asokohe në emisionin “Oktapod” se vajza e përdorte suksesin e korrur nga “Kripëmjaltëzat” për vepra kriminale dhe se njëkohësisht trafikohej.

E se pikërisht për këtë arsye, ai kishte vendosur ta përjashtonte nga grupi i aktorëve të vegjël. Bombaj theksoi se Ajsi i ishte përgjigjur këtij vendimi duke e kërcënuar me pesë persona, përfshirë këtu këngëtarin Stresi. Dhe se ishte ai dhe jo Xhaxhaj që e kishte çuar çështjen në Prokurori.

E megjithatë, Ajsi Xhaxhaj, e cila do ta cilësonte një vit më parë veten e saj si një tip pak social dhe që vendoset në siklet, është mjaft aktive në “Instagram”. Ajo ka publikuar së fundmi një foto ku shfaqet e mbuluar me shami duke pozuar brenda një xhamie. E teksa ka ngjallur reagime të ndryshme tek ndjekësit, ajo ka rrëfyer se i viziton xhamitë prej pesë vitesh.

“Kam shumë inboxe në lidhje me aktivitetin tim ditor sot. Kjo nuk ishte hera ime e parë në një xhami, kam pesë vjet që vizitoj xhamitë e mrekullueshme në Tiranë sa herë më jepet mundësia. Sot u gjenda në Durrës për të takuar miken time. Vizita ime në këtë xhami që gjendet në plazh, ishte rastësi. Përgatitja ime e vetme ishte të kisha një shami e ta vendosja për respekt të vendit ku gjendesha. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por unë si Ajs nuk dua të tregoj sa e devotshme jam. Të isha, do isha duke e ndjekur vazhdimisht me kënaqësi fenë islame. Unë jam artiste dhe fakti që shkoj në xhami, është për të qenë më pranë Zotit, asgjë më shumë. Nuk është se i vetmi moment që kujtoj Allahun është aty, pasi unë zgjohem e fle duke përmendur emrin e tij”, ka shkruar Ajsi në “Insta Story”.

Rrëfimi i saj për vizitën rastësore në një xhami të Durrësit, sikurse mund të kuptohet, nuk është aspak i sinqertë. Nëse ke shkuar për të vizituar një mike, përse duhet të përfundosh në një institucion fetar dhe aq më tepër duke realizuar foto brenda saj? E kështu, lind një pyetje tejet e thjeshtë: Mos ndoshta vallë edhe dëshmitë e saj tronditëse të bëra vite më parë do kenë pasur të njëjtin karakter?

-640-0-5c9b7042a8ff2-640-0-5c9b70456cf79
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Elvana Gjata: Kurrë në jetën time s’i kam dashur të keqen askujt!

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë pas vrasjes në...
Read More