Akuzohet për evazion fiskal, Shakira rrezikon dënimin në qeli

 

Shakira dhe futbollisti Gerard Pique janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të akuzave për evazion fiskal.

Çifti akuzohet se nuk kanë paguar taksat gjatë qëndrimit të tyre në Spanjë, përkatësisht në vitin 2012-2014.

Shakira i detyrohet konkretisht shtetit spanjoll 16. 4 milionë dollarë taksa dhe për këtë arsye ajo mund të rrezikojë krahas një gjobe të majme edhe dënimin në qeli.

Përfaqësuesit e këngëtares janë shprehur gjatë seancave gjyqësore se përgjatë periudhës së sipërpërmendur ajo dhe Pique kanë qenë ende shtetas në Bahamas dhe i paguanin atje taksat, derisa u vendosën përfundimisht në Spanjë.

Mirëpo, nëse gjykata arrin të vërtetojë të kundërtën, Shakirës i duhet të përballet me pasojat.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zëvëndësoi Alesia Bamin, velina e re e ‘STOP’ është kushërira e Ylli Limanit

Prej një jave mediat kanë folur shumë rreth largimit të velinës Alesia...
Read More