Aksioni kundër “të fortëve”, ambasadori austriak: Arrestimi është vetëm një hap…

Ambasadori i Austrisë në vendin tonë Johan Sattler ka deklaruar nga Shkodra se shpreson që në muajt e ardhshëm Shqipëria të bëjë sa më shumë hapa para në mënyrë që të çelen negociatat me BE-në.

Sattler është shprehur se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk duhet të ndalet në mënyrë që vendi të mund të ecë përpara në rrugën e Integrimit.

“Mendoj se është një moment i rëndësishëm për tetë muaj, me të vërtetë do të doja te shihja më shumë unitet kombëtar në çështjet e interesit kombëtar, pasi çështja e interesit kombëtar është procesi i integrimit në Bashkimin Evropian. 

Ajo që kemi ne keto 2 vite te ndryshimeve kushtetuese ne parlament, jane levizjet e para, ku vettingu ka nisur dhe gjashtëdhjetë njerëzit e parë janë verifikuar. Jo gjithçka ka shkuar aq shpejt sa kemi dashur ne…”, tha ai.

Me tej ai iu referua “peshkut të madh” nisur nga arrestimet e fundit.

“Peshku i madh, njeriu qe e shpiku kete term nuk eshte me ne Shqiperi. Por ajo që kemi parë muajt e fundit eshte nje hap pozitiv, sepse ka nje perqendrim te madh kete periudhe per te derguar pas hekurave te “fortet”.

Ka pasur një përpjekje të vërtetë të bashkërenduar në të gjitha rajonet e Shqipërisë dhe kjo është mënyra se si duam të shohim edhe ne vazhdimesi punen qe do te kryhet, pasi arrestimi eshte vetem nje gje. Duhet te kemi kujdes dhe te mos behen persekutimet tradicionale me katër xhiro dhe gjithashtu në fund disa akt-akuza për pyetjet e fundit”, nenvizoi ai.

Shkruar Nga
More from admin

Të pakën gjashtë nxënës të vdekur nga orteku në Japoni

Të paktën gjashtë nxënës të shkollave të mesme japoneze kanë vdekur si...
Read More