A do rikthehesh te Reali, Mourinho surprizon me përgjigjen e tij!

 

Benfica nuk është klubi i vetëm që ka shfaqur interes për Jose Mourinhon.

Gjatë një interviste ekskluzive për “CMTV”, trajneri nuk është shprehur i gatshëm për rikthimin në Portugali.

<

Por përgjigja e tij ndryshon kur pyetet për Real Madrid-in apo Inter-in, klube që gjithashtu ka trajnuar më parë.

Kur pyetet për interesin e Los Blancos, Mourinho përgjigjet: “Këto janë thashetheme dhe unë nuk dua t’i shtoj benzinë zjarrit,” fillon ai të shpjegojë.

“Kur një trajner, ose lojtar, përflitet për një rikthim te një ish-klub, atëherë do të thotë se ka bërë diçka pozitive. Këtë ndjesi kisha kur u riktheva te Chelsea.

Është një nder i madh kur një profesionist ftohet t’i ribashkohet ish-ekipit të tij.

Nuk është një zgjedhje e rrezikshme, pasi klubi e di shumë mirë se cilin trajner po merr, po ashtu edhe lojtarët”, përfundoi “Special One”.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Me Dritëroin dhe Kadarenë në kafe “Pjaca”

  Nuk po ndalem as te ndrydhjet e ndokujt, as te hasretet...
Read More