31 vjeçari ekzekuton me pistolete të dashurën pasi i kërkoi ndarjen

prangaaa

Një 28-vjeçare me profesion parukiere është ekzekutuar me dy plumba pistolete në sallonin e saj të bukurisë në qytetin e Lezhës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 10 :15 minuta ndërsa autori rezulton i dashuri i saj, me të cilin kishte një lidhje të gjatë jashtë martese. Etleva Ndoka 28 vjeç, parukiere dhe pronare e sallonit të bukurisë me emrin “Eva” është plagosur rëndë nga i dashuri i saj dhe më pas është transportuar në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën. Policia ka identifikuar dhe arrestuar pas katër orë ndjekje autorin, shtetasin Alfred Nikolli, 31 vjeç. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije s, 31-vjeçari Nikolla kishte një lidhje intime jashtë martese me viktimën dhe ky dyshohet të këtë qenë edhe shkaku i vrasjes. Të njëjtat burime konfirmojnë se 28-vjeçarja ishte nëna e një fëmijë 3-vjeçar dhe kohët e fundit i kishte kërkuar Nikollit që ti jepnin fund lidhjes së tyre, duke debatur herë pas here me njëri-tjetrin. Këtë fakt nuk e ka pranuar dot ky i fundit duke qëlluar me pistoletë 28-vjeçaren Ndoka e cila ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Shkruar Nga
More from Revista User

Dukesha Kate viziton të plagosurit e sulmit terrorist në Londër

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton ka vendosur që ti bëjë vizitë të...
Read More