30 mijë euro për të vrarë Jurgen Kurtin, si e ndoqën 4 autorët

Arrestohen 3 nga 4 personat që bashkëpunuan për vrasjen e Jurgen Kurtit. Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar 3 të rinj, një nga Tirana dhe dy nga Patosi, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Jurgen Kurtit. Në pranga kanë rënë Alesio Berberi, 33 vjeç, Olsi Qalliaj, 22 vjeç dhe Elsi Levendi 21 vjeç.

Në kërkim është shpallur edhe një person i katërt, por emri i tij mbahet sekret. Policia ka sekuestruar makinën me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, si dhe dy automjete të tjera luksoze.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri 26 vjeçari J. K.
Arrestohen tre shtetas si bashkëpuntorë në vrasje, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.

Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:

– E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;
– A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;
-O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.

Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

*************************************

Për më shumë se 10 ditë, 4 të rinj ndoqën Jurgen Kurtin për ta vrarë. Burime të Gazetës Mapo nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një makinë “Benz”, e cila ndiqte Jurgen Kurtin.

Në këtë makinë dyshohet se lëviznin Alesio Berberi, 33 vjeç, Olsi Qalliaj, 22 vjeç dhe Elsi Levendi 21 vjeç, si dhe një person i katërt. Makina është parë shpesh pranë banesës së Jurgen Kurtit. Të gjitha pistat e çojnë grupin hetimor tek një vrasje me pagesë. Dyshohet se Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe Elsi Levendi janë paguar rreth 30 mijë euro për të ekzekutuar Jurgen Kurtin.

Autorët deri më tani nuk kanë pranuar autorësinë dhe as kanë treguar se kush ishte personi që ka pagaur për të vrarë 26-vjeçarin.  Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe Elsi Levendi u arrestuan një ditë më parë, teksa lëviznin me një makinë luksoze në Tiranë. Në kërkim mbetet shoku i tyre, emir i të cilit mbahet sekret nga Policia.

*************************************

 

Alesio Berberi, 33 vjeç, Olsi Qalliaj, 22 vjeç dhe Elsi Levendi 21 vjeç, janë 3 nga 4 personat që kanë bashkëpunaur për vrasjen e Jurgen Kurtit. Gazeta Mapo mëson se 3 të rinjtë që kanë rënë në pranga, e kanë ruajtur Jurgen Kurtin dhe sapo ai është afruar te banesa e kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Burime të Gazetës Mapo nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se 3 personat e arrestuar dyshohet se janë vrasës me pagesë. Ata janë porositur nga dikush tjetër për të bërë ekzekutimin e Jurgen Kurtit. Për personin që ka porositur vrasjen e 26-vjeçarit, Policia ende nuk ka informacion.

Personi i katërt që është shpallur në kërkim, dyshohet se kishte rol në vrasjen e Kurtit, por nuk u gjet nga kërkimet e Policisë.

Gjithashtu Gazeta Mapo mëson se 4 autorët e dyshuar janë miq me njëri-tjetrin dhe rezulton se nuk e njihnin më parë Jurgen Kurtin. Autorët janë kapur nga kamerat e sigurisë duke udhëtuar me një makinë “Benz”, pranë zonës ku u vra Kurti. Pikërisht kjo makinë është përdorur për vrasjen e Jurgen Kurtit dhe për largimin nga vendi i ngjarjes. 3 të rinjtë janë arrestuar mbazditen e së hënës, duke udhëtuar me makinë në Tiranë. Deri më tani ata nuk kanë pranuar se kanë vrarë menaxherin e VIP-ave, Jurgen Kurtin.

Olsi Qalliaj, një nga autorët e arrestuar

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Veliaj: Brenda dy viteve rehabilitojmë edhe zonat periferike

Zgjidhet problemi 25-vjeçar për banorët e Rr. “Besnik Hidri”, Bashkia e Tiranës...
Read More