Aktualitet

20 vjet eksodi kosovar, Majko: Kemi ende kufirin e ish-Jugosllavisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:15 - 16/04/19 |
mapo.al

Është përkujtuar sot në Kukës 20-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, të cilët u dëbuan nga regjimi i Millosheviçit. Bashkia dhe Këshilli i Qarkut të Kukësit në bashkëpunim me Shoqatën “Eksod ’99” si çdo vit bënë pritjen simbolikë të kosovarëve në Morinë.


Kukësi ishte porta e shpëtimit për mbi 1 milion shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 që u dhuna e terrori serb i detyroi të braktisin shtëpitë e marshojnë drejt shtetit amë për shpëtim. Qyteti i vogël verilindor u vu në ballë të përballimit të një krizë me përmasa ndërtombëtare teksa hapi dyert për 75 mijë persona, që në atë kohë ishin tre fishi i popullsisë së zonës.


 


Pjesëmarrës në këtë aktivitet, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, thotë se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të jetë po ai i ish-Jugosllavisë dhe duhet punuar fort për ta shndërruar këtë kufi të shqiptarëve, duke nënkuptuar heqjen e barrierave kufitare. Gjatë eksodit të 99-ës, Pandeli Majko ka qenë kryeministër.


“Kosova dhe Shqipëria ndihen më mirë, por ne duam të jetë më mirë. Jemi shqiptarë dhe dy kufij këtu. Është kufiri i ish- Jugosllavisë. Duhet ta bëjmë të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili do të bëhet shumë shpejt”, u shpreh ai.

Teksa kaloi në këmbë kufirin, Majko tha: “Është kënaqësi, pas 20 vitesh flet vetë gjithçka. Çfarë ka ndodhur, si kujtohet, çfarë ka ndryshuar dhe arsyeja pse jemi këtu të gjithë bashkë“.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, u shpreh se Kukësi ndihet prapë i nderuar pas 20 vitesh. “Këto ditë duhet ti kujtojmë për mirë, për bashkim, për gjithçka”, tha ai.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas