11 milionë fëmijë në Jemen kanë nevojë për ndihmë humanitare

Më shumë se 11 milionë fëmijë jemenas kanë nevojë për asistencë humanitare, për shkak të luftës që ka shkatërruar këtë vend që prej marsit të vitit 2015, njoftoi sot Zyra e Koordinimit për Çështjet Humanitare të Kombeve të Bashkuara (OCHA).

“Këta fëmijë janë viktima të drejtpërdrejta të krizës më të rëndë ushqimore në botë, nga një epidemi e pazakontë e kolerës dhe mungesa e shërbimeve mjekësore dhe ushqimore”, shtoi OCHA.

“Sistemi i arsimimit është gjithashtu drejt fundit, pasi më shumë se pesë milionë fëmijë rrezikojnë të privohen nga e drejta për t’u shkolluar”, theksoi ky organ i OKB-së.

Shkruar Nga
More from Revista User

Deklarata befasuese e presidentit austriak, Bellen: Të gjitha gratë duhet të mbajnë mbulesën

Prej 100 ditësh Alexander Van der Bellen (73) është presidenti i Austrisë....
Read More