10 perandoritë e mëdha që “për pak” dominuan botën!

 

Dëshira për të zotëruar sa më shumë pushtet dhe pasuri, ka qenë shtysa e krijimit të perandorive të mëdha ndër shekuj.

Dominimi i botës sipas historianëve përcaktohet si kontroll direkt dhe indirekt mbi shumicën e popullsisë botërore.

Një perandori, nuk ka nevojë të kontrollojë të gjithë hapësirën e globit, por mjafton t’i jetë afruar shumë marrjes së kontrollit të shumicës së popullsisë, duke pasur potencialin për të influencuar edhe në pjesën tjetër të tokës.

Nisur nga ky përcaktim, më poshtë do të sjellim një renditje të perandorive më të mëdha botërore:

10. Perandoria Portugeze

Kur shumica e njerëzve mendojnë për perandoritë e mëdha koloniale, Portugalia shpeshherë nuk i shkon në mendje, por është fakt, që për një moment të shkurtër, Portugalia kishte shancin të shndërrohej në një perandori globale.

Portugalia ishte i pari vend europian që iu përkushtua eksplorimit kolonial. Portugezët qenë të parët pushtues europian që zbuluan Indinë, Sri Lankën, Japoninë, Brazilin e shumë vende të Afrikës.

Në Afrikën Lindore, forcat portugeze pushtuan Mozambikun kurse në Amerikën e Jugut ata përfshinë Brazilin në perandorinë e tyre koloniale.

Portugalia ndërtoi porte të mëdha në vende të largëta, nga India në Arabi, nga Malajzia në Kinë e deri në Japoni. Duke dominuar jo vetëm rrugët tregtare mes Azisë dhe Evropës, por edhe një pjesë të madhe të tregtisë mes rajoneve të vetë Azisë.

Nëse Portugalia nuk do të kishte pësuar rënie pas viteve 1500, ajo do kishte ruajtur kontrollin total mbi rrugët tregtare të Azisë dhe do të ishtë bërë perandoria më e pasur e të gjithë historisë.

9. Perandoria Timuride

Perandoria Timuride ishte një perandori nomade, e cila erdhi duke u forcuar pas shpërbërjes së Perandorisë Mongole.

Timuridët kontrollonin hapësirat e mëdha territoriale në perëndim të Turqisë, Iranit, Kaukazit, Mesopatamisë, Indisë, si dhe një pjesë të mirë të Azisë Qendrore.

Tamerlani qe themeluesi dhe sundimtari absolut i kësaj perandorie. Ai kërkonte një rikthim të perandorisë mongole të Xhengizkanit. Ai u forcua shumë për faktin se në atë kohë, asnjë forcë tjetër në planet nuk mund të mposhte harkëtarët e tij kalorës.

Tamberlani mundi vazhdimisht ushtritë arabe dhe indiane, por ajo që e vendosi atë në prag të dominimit të botës ishte plani i tij për të pushtuar dinastitë Ming të Kinës.

Pushtimi i mingëve, të cilët ishin shumë të pasur në burime, do ta vendoste Tamberlanin shumë pranë zotërimit të gjithë botës, por ai vdiq përpara se të mbërrinte në Kinë.

8. Gjermania Naziste

Disa historianë kanë arritur në përfundimin që nëse Hitleri do të kishte marrë disa vendime ndryshe, ai do kishte fituar Luftën e Dytë Botërore, që padyshim do i kishte dhënë Gjermanisë shancin e artë për të dominuar botën.

Nëse Hitleri nuk do i kishte shpallur para kohe luftë Rusisë, nëse do kishte fituar fushatat ushtarake në Afrikë apo nëse do kishte pushtuar me sukses Britaninë përmes opercionit “Luani i Detit”, Gjermania Naziste do të ishte bërë padyshim sunduesja e padiskutueshme e botës.

7. Perandoria Spanjolle

Në kohën e mbretërimit të Kalit të V dhe Filipit të II, nga familja e Habsburgëve, Perandoria Spanjolle, që ishte në kulmin e saj, dominonte atë që kishte mbetur nga Perandoria Portugeze.

Hollanda, Perandoria Austriake, Perandoria e Shenjtë Romake si dhe kolonitë e vetë Spanjës, ishin në një zotërim. Për një periudhë të caktuar kohe, Perandoria Spanjolle kishte më shumë flori, flotë, ushtri të madhe dhe kontrollonte më shumë se 13% të hapësirës tokësore të globit.

Ajo që i jepte Perandorisë Spanjolle një shanc të mirë për të dominuar botën, ishte se ata ndryshe nga mongolët, kishin potencialin për ta kontrolluar hapësirën e tyre territoriale. Më pas, fuqia solli dhe rënien e Perandorisë Spanjolle.

Inflacioni i pandalshëm që shkaktoi sasia e madhe e floririt, e shoqëruar edhe me një seri humbjesh ushtarake, sollën perëndimin e saj.

6. Perandoria Mongole

Nuk mund të mohoet se Perandoria Mongole iu afrua shumë dominimit global. Gjatë ngjitjes së saj, asnjë forcë jetër në planet nuk mund të konkuronte me teknikat e ushtrive mongole.

Nëse mongolët do të kishin dëshiruar, ata do të ishin shtrirë edhe në Evropë. E gjithë kjo, para vitit 1300, kur mongolët arritën të kontrollojnë rreth 22% të hapësirës tokësore të botës, duke u shtrirë nga Kina deri në kufijtë e Polonisë.

Në atë kohë, ¼ banorë të planetit, jetonte nën sundimin mongol. Arritja më e madhe e Perandorisë Mongole u bë edhe dobësia e saj më e madhe.

Ambiciet e mongolëve për të zotëruar territore të mëdha e gjithmonë në zgjerim, me tolerimin e shumëllojshmërisë së rracave dhe besimeve fetare të atyre që kishin nën kontroll, sollën edhe copëtimin e Perandorisë Mongole.

Ushtritë e Xhengizkanit, do të përballeshin me një problem të madh të kohës. Logjistika për të ruajtuar komunikimin përgjatë një perandorie 33 milion km2, të përbërë nga shumë rraca, thjesht nuk ekzistonte në atë periudhë.

5. Perandoria Osmane

Perandoria Osmane ishte një perandori që sundoi mbi Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Turqinë dhe Ballkanin. Përgjatë gjithë jetës së saj, Perandoria Osmane pushtoi vazhdimisht shumë perandori dhe vende.

Ndoshta arritja më e madhe e tyre ishte shkatërrimi i Perandorisë Bizantine në vitin 1453. Ajo që e bëri unike Perandorinë Osmane ishte talenti i saj për të manazhuar dhe kapërcyer dallime të thella etnike nga Lindja e Mesme dhe Ballkani.

Kjo në vetvete ishte një arritje e madhe, pasi pak perandori gjatë historisë, kanë pasur kontrollin e territorit mbi një rajon kaq shumë të coptuar, e jo më për shekuj të tërë, siç bënë otomanët.

Perandoria Osmane ishte kaq e fuqishme dhe kaq e aftë për dominimin e botës, saqë iu afrua shumë pushtimit të qytetit të Vjenës në vitin 1683, domethënë mu në zemër të Europës.

Pushtimi i Vjenës nga Osmanët u shmang vetëm në sekondën e fundit kur forcat polake erdhën pak përpara se qyteti të binte.

Nëse pushtimi i Vjenës do të kishte ndodhur, ka shumë gjasa që pjesa më e madhe e Evropës do kishte rënë në dominimin Osman. Në kulmin e saj, edhe pse fuqia më e madhe e kohës, Perandoria Osmane kontrollonte vetëm 3.5% të hapësirës tokësore të botës. Ajo u shpërbë në vitin 1923.

4. Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shumë mendojnë që SHBA-të nuk mund të klasifikohen si perandori, në konceptin klasik të kësaj fjale, por sot, SHBA-të kanë baza në çdo vend të botës, përveç Antraktidës.

Edhe pse SHBA-të nuk kanë pasur kurrë një perandor, dominimi i tyre në botë është i padiskutueshëm. Shba arriti shtrirjen maksimale pas Luftës së Dytë Botërore, ku kontrollonin Evropën Perëndimore, Japoninë, Korenë, Karaibet, si dhe pjesën më të madhe të Afrikës.

Ky kontroll, mbi shumicën e popullsisë, mbi shumicën e vendeve të industrializuara, bashkë me një ushtri të mobilizuar, i dha SHBA-ve shancin për tu futur në rrugën e dominimit global, por ato zgjodhën t’i çlirojnë këto vende nga kontrolli i saj i drejtpërdrejt dhe u bë një superfuqi globale që e njohim edhe sot.

3. Perandoria Britanike

Perandoria Britanike ka qenë padyshim më e madhja në historinë e botës. Në vitin 1922, Perandoria Britanike kontrollonte mbi 23% të hapësirës territoriale të botës dhe 20% të popullsisë së saj.

Ajo që e bënte unike Perandorinë Britanike, ishte pozicioni i saj gjeografik, por edhe i fuqisë, pra ishte pothuajse e pasulmueshme.

Perandoria Britanike kontrollonte pothuajse të gjitha rrugët tregtare të botës dhe në të njëjtën kohë zotëronte një ushtri pothuajse të pamposhtur si edhe marinën më të madhe në botë.

Ndërkohë që është e debatueshme se si do ta arrinte me saktësi dominimin e botës, Perandoria Britanike në vitin 1922, kur ishte në shtrirjen e saj më të madhe, nuk mund të mohoet që nëse ajo do të kishte pasur vullnetin, mund ta kishte shtrirë kontrollin e saj në hapësira edhe më të mëdha të planetit.

2. Perandoria Romake

Perandoria Romake që ne njohim nga historia, në fakt iu afrua shumë më tepër dominimit të botës. Në kulmin e fuqisë së Perandorisë Romake, në vitin 117, ajo kontrollonte rreth 21% të popullsisë së botës.

Gjatë kulmit të fuqisë së tyre, romakët përfshinë një pjesë të madhe të Evropës në perandorinë e tyre dhe gjithashtu pushtuan Afrikën Veriore, Turqinë dhe pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

Ushtritë romake ishin më të armatosurat dhe më të disiplinuarat e kohës, madje kishin edhe shumë përvojë në luftime, me këdo ushtri që ndesheshin.

Ajo që e afroi Perandorinë Romake në dominimin global, ishte fushata e tyre kundër Perndorisë Partiane, që ishte një shtet pers i vendosur përtej kufijve të Perandorisë Romake.

Për shkak se romakët nuk triumfuan asnjëherë kundër rivalëve të tyre pers, ata nuk mund të arrinin dominimin e plotë global.

1. Perandoria Perse

Perandoria Perse, apo siç quhet ndryshe Perandoria Akamenide, në fakt iu afrua më shumë se çdo perandori tjetër dominimit global.

Në kulmin absolut të dominimit të saj, ajo zotëronte 45% të të gjithë popullsisë së botës, që do të thotë se në vitin 480 prk, ½ njerëz ishin nën sundimin e saj.

Ndryshe nga perandoritë e tjera në këtë listë, ishte krejt e mundshme që persët ta shtonin akoma më shumë këtë numër, por Perandoria Perse zhvilloi një seri luftrash të kushtueshme kundër qyteteve greke dhe pësoi një sërë humbjesh të rënda.

Gjithsesi, perandoria perse ishte një prej përpjekjeve më të hershme në historinë e njeriut si dhe një perandori me të vërtetë shumëkombëshe.

Pas shpërbërjes së Perandorisë Perse nga Aleksandri i Madh, asnjë perandori tjetër në histori, nuk iu afrua aq shume sa persët, kontrollit të shumicës së botës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi për ditën e enjte, 28 mars 2019

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 28 mars 2019. Njihuni me...
Read More